Rejtingjet e partive politike po vazhdojnë ta favorizojnë opozitën e re shqiptare si fituese në zgjedhjet e ardhshme, vlerëson Bashkim Bakiu nga Instituti për hulumtimin e politikave dhe qeverisjen e mire. Bakiu thotë se anketa e tij e fundit është dëshmi se pozita e partive politike tek blloku shqiptar po ndryshon pasi BESA seriozisht po kërcënon BDI-në ndërsa LrPDSHështë duke e hequr tërësisht nga skena PDSH-në e Menduh Thaçit.
“Atë që e parashikuam në zgjedhjet e 11 dhjetorit se nuk do të ketë fitues absolut tek blloku politik shqiptar dhe se do të ketë befasia, sidomos ajo e besës, si dhe jo të them zhdukje por rënie e Partisë Demokratike Shqiptare dhe paraqitje e një subjekti të ri në kuadër të asaj, ajo edhe doli. E njëjta në bazë të përqindjeve mund të ndodhë edhe në këto zgjedhje. Surpriza përsëri mund të jetë Besa. Rritja e LR PDSH po ashtu paraqet një surprizë të radhës dhe kjo mund të komentohet kështu. Deri tani, pasi ende nuk është formuar Qeveria. Partitë opozitare mund të befasojnë ose mund ta determinojnë fituesin, ose mund ta mundin partinë aktuale në pozitë”, thotë Bashkim Bakiu nga IHPQM.
Bakiu thotë se nuk është e vështirë me këto numra të parashikohen edhe komunat ku opozita shqiptare do të fitojë kryetar, por për të qenë më të saktë më numra duhet bërë anketë të re e cila është në proces. Ai i quan Besën dhe Lr-PDSH-në përsëri befasi të zgjedhjeve.
“Këto numra duhet ti shfrytëzojnë ose ti kenë parasysh partitë politike në kuadër të zgjedhjeve të cilat janë më afër sipas Kodit Zgjedhor, respektivisht në zgjedhje lokale”, theksoi Bakiu.
Për atë se a duhet të hyjnë partitë shqiptare në Qeveri me Zaevin, Bakiu thotë se disponimi tek shumica e shqiptarëve të anketuar është i ndarë. Anketa ishte bërë në mënyrë telefonike dhe vetëm me të anketuar shqiptar që ishin mbi një mijë në numër.
Ferikan Iljazi Arifi /SHENJA/
Bakiu: BESA dhe LR-PDSH befasi e zgjedhjeve lokale by tvshenjaofficial

