Publicisti nga Tirana, Agim Baçi, në një intervistë ekskluzive për Almakos, fletë për vështirësitë e Medias shqiptare për t’i shërbyer të vërtetës, për shoqërinë e spektaklit, e cila ushqen vetëm instiktin dhe shton barrierat për të arritur deri te e vërteta.
“E vërteta do të jetë nën presionin e spektaklit, reklamës dhe pushtetit”, thotë Baçi.
Ai në këtë intervistë analizon dukurinë e përdorimit të medias në shërbim të imazhit të politikës dhe të komunikimit.
“Kur bie muri moral i shoqërisë, ajo bëhet lehtësisht e manipulueshme nga gjithkush”, theksoni Baçi.
Sipas tij, kultura e debatit në mediat shqiptare nuk shkon te thelbi i shqetësimeve të publikut.
“Media më nuk është garanci për të kontaktuar qytetarin dhe të vërtetën”, vlerëson Baçi.
Publicisti shqiptar ka folur edhe për rolin e jashtëzakonshëm të arsimi për të mësuar gjeneratat e reja ta thotë të vërtetën, e cila është përcakton ardhërinë e shqiptarëve.
“Si i kemi shkollat sot, do ta kemi vendin tonë nesër. Një komb që nuk di të thotë të vërtetën për të shkuarën e vet, nuk do të ndërtojë të ardhmen”, sugjeron Baçi.
Ai ka nuk ka lënë pa folur edhe për përpjekjen kriminale të një brezi ideologjik, për të heshtur mizoritë e komunizmit.
“Është përgjegjësi e të gjithëve, t’u tregojmë atyre që nuk mund të ndryshojnë, se sa i rëndësishëm është ndryshimi”, fton Baçi.
Për të mësuar më shumë rreth të gjithë këtyre shqetësimeve të publikut shqiptar për rolin e medias dhe të arsimit në ndërtimin e një të ardhme më të mirë për shqiptarët, ndiqni intervistën e jashtëzakonshme me publicistin nga Tirana, Agim Baçi.
Përgatiti: Naser Selmani
Kamera: Dejan Nedelkovski
Almakos.com