Një avion luftarak i SHBA rrëzoi balonën kineze në brigjet e Karolinës së Jugut e cila dyshohet se përdorej për qëllime spiunazhi.
Administrata e Biden e konfirmoi rrëzimin. Më herët presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, thotë se SHBA “do të kujdesej” për balonën kineze të dyshuar si “spiune”, që ka fluturuar në të gjithë SHBA ditët e fundit.
Mbërritja e balonës mbi SHBA vjen në mes të tensioneve të përkeqësuara midis Uashingtonit dhe Pekinit, me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken i cili anuloi një udhëtim në Pekin për këtë çështje.