Dritat janë ndezur, sheshet janë plot dhe buzëqeshjet nuk mungojnë. Atmosfera festive e Vitit të Ri ka mbuluar rrugët dhe sheshet e Shkupit, duke sjellë buzëqeshje, ngiyra dhe emocione të veçanta për qytetarët dhe vizitorët. Mes dekorimeve dhe zhurmës festive, Babagiyshi i Vitit të Ri është shndërruar në një nga figurat më të dashura për fëmijët, të cilët me entuziazëm ndalen për ta përqafuar dhe për të realizuar fotografi me të. Ai tregon se dashuria dhe gëzimi që merr nga femijët janë ndjenja të veçanta që e bëjnë këtë periudhe edhe më magjike.
Babagjyshi
“Të gjithë fëmijët më duan, këtu në sheshin tonë, kemi turista nga Turqia, Shqipëria, Kosova po edhe nga Shkupi. Kështu që të gjithë fëmijët këtu fotografohen. Me ne më së shumti fotografohen fëmijët turq dhe shqiptar, sepse duan ta kenë një fotografi. Këtu është shumë bukur, fëmijët na duan, unë i bëj ata që të qeshin ….. (qesh),…..”
Përveç Babagiyshit, edhe qytetarët e Shkupit, por edhe turistët që kanë zgjedhur ta kalojnë fundvitin në kryeqytet, ndajnë urimet dhe dëshirat e tyre për Vitin e Ri, duke shprehur shpresë për më shumë gëzim, shëndet dhe bekime në vitin që po vjen.
Qytetar
“Këtë vit është bukur, viteve të kaluara ka qenë keq, këtë vit është mirë. Dëshirat, fillimisht duam shëndet, harmoni dhe lumturi”.
Turiste
“Unë mendoj se kjo atmosferë është shumë e mirë, ne e duam Maqedoninë, dhe e doja këtë çaj të nxehtë, pankekët, muzeun, atmosferën dhe ushqimin. Urimi im për vitin e ri është sa më shumë ngrohtësi, dashuri, dhe miqësi mes njerëzve. Dëshira ime për këtë vit, shpresoj që të udhëtoj sa më shumë nëpër botë në 2026. Ne e zgjodhëm Maqedoninë për ta kaluar vitin e ri sepse njerëzit na thanë që Maqedonia është shumë e bukur për vitin e ri dhe ne e zgjodhëm këtë vend”.
Qytetare
“Ju uroj një vit sa më të mbarë, me fat dhe me shumë dashuri”.
Ndërsa numërimi mbrapsht për Vitin e Ri ka nisur, mes dritave dhe gëzimit, qytetarët dhe turistët ndajnë të njëjtën shpresë: që viti që po vjen të sjellë më shumë zhvillim, stabilitet dhe mirëqenie. Shumë prej tyre shprehen se presin që Maqedonia të ecë përpara, të zhvillohet më shumë dhe të ofrojë më shumë mundësi për të gjithë. Me këto urime dhe shpresa, Shkupi i thotë lamtumirë vitit të vjetër dhe mirëpret me shumë gëzim dhe shpresë Vitin e Ri.
Anida Murati /SHENJA/


