Të rreshurat e pandërprera të borës sot kanë vështirësuar lëvizjen e banorëve të fshatrave të Tetovës në dy anët e lumit.
Si shpeshherë rrugët e këtyre fshatrave nuk pastrohen nga Komuna e Tetovës dhe ndërmarrja e cila e ka fituar tenderin për pastrimin e rrugëve.
Për të qenë tragjedia me madhe disa banorë të këtyre fshatrave kanë denoncuar se nuk as rrymë elektrike gjatë këtyre ditëve.
Apelojmë tek Komuna e Tetovës që urgjentisht të dërgojë makineritë për pastrimin e rrugëve edhe atë në rrugën Sellcë -Vicë, rruga për në fshatin Gjermë , si dhe rrugën Shipkovicë-Brodec-Veshallë -Bozofcë.
Është e pa tolerueshme neglizhenca e Komunës së Tetovës qe sa herë që bie borë, banorët e malësisë së Tetovës të paralizohen dhe mos te mund te lëvizin dhe ti kryejnë punët e tyre të përditshme.
Gjithashtu bejme thirje edhe EVN që të dale ne teren dhe të sanojë defektet e rrymës elektrike.
Aleanca për Shqiptarët – Dega Tetovë.