Pasi largimit dhe distancimit të disa eksponentëve të Alenacës për Shqiptarët të Arben Taravarit, ASH-ja e Selës thotë se ata mund të kthehen në shtëpinë e tyre, aty edhe nga ku kanë dalë. Ata theksojnë se Sela kurrë nuk ka lejuar që anëtarët e ndershëm të Aleancës për Shqiptarët të goditen, nënçmohen, sulmohen e degradohen nga ata, e as dhe nga të tjerët derisa ishin bashkë, por edhe kur janë ndarë.
ALEANCA PËR SHQIPTARËT-ZIADIN SELA
“Jemi të bindur që këtë e keni ndier dhe ai vazhdon të gëzojë respektin e njëjtë edhe te ju. Nuk ju ftojmë në shtëpinë tuaj, sepse kjo është shtëpia juaj dhe ju këtu e keni vendin. Vetëm duam t’ju riktujojmë se ju presim, ju besojmë dhe vazhdojmë të jemi të bindur se ju do të riktheheni aty ku gjithmonë keni ndier ngrotësinë, drejtësinë, pastërtinë, guximin dhe krenarinë e vërtetë”
Nga partia e Selës ju bëjnë thirrje të gjithë antarëve të ASH-së, që të mos lejojnë siç thonë, me fatin e tyre të përbashkët, me idealin dhe pastërtinë të bëjnë aventura, eksperimente e të nëpërkëmbin ata që kurrë se ndienë ngrohtësinë e familjes dhe të shtëpisë.
Samir Mustafa /SHENJA/