Pak orë para mesnatës kreu i Komun ës së Çairit, Visar Ganiu I shoqëruar nga një grup qytetarësh dhe zyrtarësh kanë mbledhur një kamion mbeturina nga Çarshia e Vjetër e Shkupit dhe nga aty në këmbë marshuan drejtë objektit të Qytetit të Shkupit.
Prapa grupit të qytetarëve që udhëhiqej nga Ganiu ishte kamioni me mbeturina që ishte përcaktuar që të derdheshin para hyrjes kryesore në Qytetin e Shkupit.
Me të arritur para hyrjes kryesore të zyrave të qytetit të Shkupit qytetarët i jepnin istruksionet e fundit kamionit se ku duhet ti hedhë mbeturinat, e gjithë situata monitorohej nga vetë kreu i Komunës së Çairit Visar Ganiu i cili më pas tha se me këtë veprim i dëshmuan Danella Arsovskës se si është të jetosh me mbeturina përreth.
Në deklaratën e tij para mediave në orët e vona, Ganiu tha se druan se në Çair nga papastërtia e shkaktuar nga Higjiena komunale do të paraqitet epidemic. Mohoi akuzat se Komuna e Çairit i detyrohet financiarisht Higjienës Komunale.
Thotë se qytetarët e Çairit momentalisht janë lënë në harresë dhe jetojnë si në kohën e komunizmit kur ishin qytetarë të dorës së dytë dhe nuk merreshin parasysh.
VISAR GANIU – KRYETAR I KOMUNËS SË ÇAIRIT
“Për këtë arsye, na u bllokua që në Drislla tí dërgojmë mbeturinat, na u bllokua tí grumbullojmë të gjitha format që i ofrojmë bashkëpunim qytetit të Shkupit, na bllokoi, kështu që ne u detyruam me qytetarët ta grumbullojmë Çarshinë e vjetër vet dhe ti sjellim këtu që neser znj. Arsovska para derës së vet ta sheh se si është të jetohet me mbeturina.
Pavarësisht se po afrohej mesnata, vendi nuk mbeti bosh gjatë, sepse me të shkuar Visar Ganiu, aty erdhi e para e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska dhe grupi i saj.
Arosvka tha se Ganiu po gënjen kur thotë se nuk i detyrohet Higjienës Komunale.
Duke i komentuar këto veprime, e para e qytetit të Shkupit tha se Ganiu është i frikësuar nga dokumentet që ajo posedon për ndërtimet pa leje që janë bërë në Komunën e Çairit e të cilat në mënyrë të paligjshme Ganiu i ka legalizuar.
DANELLA ARSOVSKA – KRYETARE E QYTETIT TË SHKUPIT
“Pse nuk prite që të vij. Unë po t’i tuboj dokumentet për të prezantuar fallsifimiket e tua kurse ti po ik. Saktësisht vetëm 3 minuta qëndrove. Iku në këmbë përmes parkut kur dëgjoi se unë po vij. Nuk di çfarë tu them më tepër vetëm më vjen mirë që sonte e dëshmove se çfarë njeriu je. Po të ishe burrë do prisje që të vij dhe të të tregoj edhe ty dokumentet të cilat I kemi dëshmi kundër teje”.
Nga përplasja mes dy taboreve i dëmtuar mbeti shoferi që drejtonte kamionin i cili u ndal nga policia për identifikim dhe sipas informacioneve jo zyrtare i është konfiskuar edhe mjeti për shkak të mungesës së liçencave adekuate për transport të mbeturinave.
Mevludin Imeri /SHENJA/