“Nga e hëna, ju paralajmëroj një fejton, në të cilin do të publikojmë një nga një të gjitha veprimet dhe krimet e paligjshme që kemi konstatuar dhe ndaluar, me argumente dhe dëshmi, për të cilat ende askush nga institucionet kompetente nuk ka ndërmarrë veprime”. Kështu tha kryetarja e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska në Facebook.
Ajo pretendon se në qytetin e Shkupit, gjatë tre viteve, kanë parandaluar 152 përpjekje të paligjshme për legalizimin e ndërtimeve pa leje.
DANELLA ARSOVSKA, KRYETARE E QYTETIT TË SHKUPIT
“Parandaluam ndërtimin e bazave të asfaltit në zona të banuara, dorëzuam kallëzime penale kundër fabrikës së çimentos ‘Usje’ dhe ndotësve të tjerë të mëdhenj për të cilët të gjithë të tjerët heshtin, ndërsa ne përballemi çdo ditë me kërcënime. Larguam përfitues të tenderëve, kompani që punonin në interes të partive dhe pastruam korrupsionin”.
Ajo theksoi se për të mos pasur hapësirë për filozofime dhe retorikë boshe, do të tregojnë se Qyteti ka vepruar menjëherë, ndërsa “dikush tjetër vazhdon si më parë”.
Kjo deklaratë vjen pas reagimit të kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili i bëri thirrje Arsovskës të ndërmarrë hapa konkretë në vend që të merret me “filozofim dhe retorikë të zhveshur”.
Pak ditë më parë kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, vizitoi disa lokacione në Komunën e Çairit ku po kryheshin aktivitete ndërtimore, të cilat sipas saj janë ndërtime të paligjshme. /SHENJA/