Sistemi i shkollave shqipe në zonat e paurbanizuara, jo vetëm që ndikon negativisht në psikologjinë e nxënësve, por edhe ndikon dukshëm në fazat e zhvillimit të personalitetit të nxënësve. Kështu vlerëson sociologu, Ali Pajaziti, sipas të cilit një fëmijëi cili rritet dhe shkollohet në një hapësirë ku nuk sheh teatër, bibliotekë kombëtare apo muze, nuk mund që të arrijë nivelin e pritur prej tij. Dhe të ardhmen, siç thekson ai, kur do të kalojë në studimet universitare do të ballafaqohet me mangësi nga mos kontaktimi me vlerat që i prodhon qyteti dhe hapësirat urbane.
“Kjo është një politikë e mbrapshtë të cilën synon ta implementoj Ministria e Arsimit për arsye se nxënësit shqiptar tjetërsohen nga qyteti, faktikisht ekskomunikohen apo përjashtohen nga qyteti dhe atyre u lihen fshatrat. Në botëkuptimin e partisë dominante dhe sunduese maqedonase pushtetare, shqiptarët janë njerëz ta malit dhe ata meritojnë të shkollohen në këto hapësira që janë fshatareske”, tha sociologu Ali Pajaziti.
Pajazizi thotë se në botën e qytetëruar shkollat e mesme janë vende ku edhe eksterieri edhe interieri korrespodojnë mes vete dhe vendosen në zona ku ka estetikë dhe studentit dhe nxënësot do t’i mësohet ndjenja për hapësirën urbane dhe sensi për rregullimin urban si dhe do shohë elemente të cilat e përbëjnë kulturën autentike të qytetit.
“Nga ana tjetër, shkollat të cilat janë në hapësira të cilat nuk janë të urbanizuara, në të cilat nuk ka gjelbërim, nuk ka parqe, nuk ka kushte normale për zhvillim të mësimit dhe ku ata me të dalur nga klasat, apo nga hapësirat e shkollës së mesme, menjëherë takohen me shitësit ambulantë, ku nuk zhvillohet një jetë e mirëfilltë që i ka hije një institucionit arsimor, gjithashtu kanë problem”, theksoi Pajaziti.
Nëpërmjet kësaj, sipas tij, synohet të mbahet gjallë stereotipi se shqiptarët nuk dijnë t’ipërshtaten kulturës qytetare.
“Pra, ky stereotip dhe kjo klishe, synohet që të mbahet ende e gjallë përmes asaj që shkollat e mesme shqiptare të vihen nëpër fshatra ndërsa maqedonasve t’i mbesin qendra dhe sheshi i qytetit dhe zemra e qytetit dhe faktikisht pra, edhe e kryeqytetit, Shkupit. Të krijohet sensi dhe perceptimi se Shkupi u takon maqedonasve, ndërsa shqiptarët i takojnë periferisë dhe jo qendrës dhe se shqiptarët kanë qenë periferik dhe janë komb i pagdhendur dhe fëmijët e tyre kështu të lihen të prapambetur pa kontakt me vlerat e mirëfillta”, thotë Pajaziti.
Pajaziti e ka vlerësuar këtë si tendencë për izolim dhe një lloj të shtresëzimit, duke bërë në këtë mënyrë ndarje mes atyre që janë më të lartë dhe më të ulët.
Arsimi shqip, Pajaziti: Maqedonasve ua lanë… by tvshenjaofficial

