Korrupsioni vazhon të “lulëzoj” në vend. Policia e ka arrestuar drejtorin e Spitalit të Specializuar për mjekësi Geriatrike dhe Paliative në Shkup, Muhsin Arifin, nën dyshimin se ka marrë mito. Këtë informacion e konfirmoi edhe Ministria e Punëve të Brendshme për TV Shenja. MPB bënë me dije se për këtë rast dyshohet edhe një person tjetër, por nuk japin detaje më shumë.
Ministria e Punëve të Brendshme
“Në aksionin e koordinuar me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Prokurorinë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit ka arrestuar dy persona nën dyshimin për vepra penale ‘Marrje e mitos’ dhe ‘Marrje e shpërblimit’ për ndikim të paligjshëm. Po veprohet për zbardhjen e plotë të rastit”.
Sipas informacioneve ende jozyrtare drejtori i spitalit geriatrik Arifi ka marrë mito për të hospitalizuar një pacient. Spekulohet se bëhet fjalë për një shifër rreth 20 000 euro, por kjo nuk është konfirmuar ende. Në këtë objekt shëndetësorë pranohen pacientë të rritur, në gjendje më të rëndë shëndetësore, ku listat e pritjeve janë të mëdha, ndërsa numri I shtretërve është i kufizuar.
Arifi është kuadër i Aleancës për Shqiptarët, krahu i Arben Taravarit. Në krye të spitalit Geriatrik e ka vendosur Taravari në korrik të vitit 2024.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/