Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) ka filluar një procedurë për anulimin e diplomave në Fakultetin Filozofik në UKIM dhe në “International Slavic Univesity” për shkak të parregullsive serioze. Këtë e ka konfirmuar ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska. Ministrija ka bërë të ditur se në Fakultetin e Filozofisë, po anulon tetë diploma nga tetë regjistrime ku tashmë të anuluara, dhe siç tha Janevska, kjo ka të bëjë me gjithsej 17 studentë. Janevska ka theksuar se disa nga studentët ishin të regjistruar në ciklin e dytë dhe tashmë janë diplomuar, ku sipas saj të tjerët vazhduan arsimin e tyre në ciklin e tretë të studimeve.
VESNA JANEVSKA, MINISTRE E ARSMIMIT DHE SHKENCË S
“Fakulteti ka detyrimin të anulojë një certifikatë të mbetur, pas së cilës Ministria e Arsimit do të anulojë dokumentet për të gjithë tetë studentët”.
Sipas Janevskës, studenti ka studiuar në të dy nivelet universitare dhe pasuniversitare ku dhe ekziston një dyshim serioz për falsifikim të të dy diplomave. Po ashtu, Janevska ka theksuar se Ministria e Arsimit vepron në mënyrë strikte në përputhje me dispozitat ligjore dhe nuk bën dallim midis institucioneve shtetërore dhe private të arsimit të lartë.
SINKRON:VESNA JANEVSKA-MINISTRE E ARSMIMIT DHE SHKENCË S
“Informacioni në lidhje me diplomat e anuluara do të publikohet zyrtarisht sot në gazetat ditore dhe në faqen e internetit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës”.
Kjo vjen pas raportimit të ngjarjeve në Fakultetin e Filozofisë në UKIM, ku u përcaktua se që nga viti 2019 fakulteti kishte regjistruar në mënyrë të paligjshme studentë në studime master dhe doktoraturë, edhe pse ata kishin përfunduar më parë studime profesionale trevjeçare, gjë që ligjërisht nuk u lejonte atyre të hynin në sistemin akademik në ciklin e dytë dhe të tretë. /SHENJA/


