Ekipi i Fronltine.mk ka bërë një anketë dhe ka pyetur qytetarët e Shkupit nëse qyteti duhet të zbukurohet për festat e Vitit të Ri. Me këtë rast qytetarët janë shprehur të pakënaqur me politikën e qytetit të Shkupit, duke theksuar se qytetit i mungon atmosfera e Vitit të Ri.
– Vitet e tjera kanë qenë më të këndshme, duke na zbukuruar ditën dhe na rrënjoste njëfarë optimizmi…
– Nuk ka atmosferë të Vitit të Ri, nuk duhet ekzagjeruar, por kur nuk e shesh asnjë pemë Krishtlindjesh si dikur në qendër është keq, këshru mendoj se duhet të ketë festë.
– Nëse doni që njerëzit të shpenzojnë para, të futen në një atmosferë festive, duhet të ketë një atmosferë për këtë. Ne nuk kemi asnjë atmosferë, do të gëzohemi nëse e dekorojnë deri në datën 31, që të gëzohen të paktën fëmijët, këto janë disa nga deklaratave e qytetarëve lidhur me këtë temë.