Në një punim të ri të botuar në revistën Science, është shfaqur një animacion që tregon evolucionin e Tokës. Animacioni u krijua duke përdorur një model të ri, i cili tregon mbi 100 milionë vjet të historisë së planetit tonë, duke përfshirë ndryshimet topografike – krijimin e oqeaneve dhe maleve dhe aktivitetet e shkaktuara nga erozioni.
Modeli, i cili është paraqitur në kanalin YouTube të Universitetit të Sidneit, tregon se si masat tokësore u copëtuan ndërsa pllakat tektonike lëviznin, duke krijuar oqeanet dhe vargmalet që njohim sot./Lajmi i plotë.