Seanca e sotme e Këshillit të Prokurorëve u anulua për të martën në ora 10. Kështu deklaroi kryetari i Këshillit Petar Anevski, i cili deklaroi se pikat të cilat janë me rëndësi me opinionin do të diskutohen javën tjetër.
“Për pikat që ju u intereson pas veprimit të Prokurores speciale publike Katica Janeva në punën e lëndës dhe në ankesën që është dorëzuar nga gjykata Shkupi 1, për sjelljen e saj dhe sjellë e Fatime Fetait, do të thotë këto do të shqyrtohen të martën. Do të shqyrtohen pikat për lëndën që në opinion njihet si PUÇ dhe për lëndën Sopot. Ne do të vendosim se në kompetenca të kujt duhet të jetë ajo lëndë”, tha kryetari i Këshillit Petar Anevski.
Në lidhje me takimet tjera të paralajmëruara me prokuroret publike speciale në lidhje me kompetencat e rastit “Puç” , kreu i këshillit të prokurorëve, Petar Anevski deklaroi se në qoftë se do të ketë nevojë do të organizojnë.
“Megjithatë, prokurorja publike, Katica Janeva nuk vepron në bazë të kërkesave tona, kemi dërguar urgjenca para katër muajve, tre muajve, dy muajve e kështu me radhë, për më shumë punë, nuk na përgjigjet, në esencë e opstruon këshillin e prokurorëve e nënçmon e kështu me radhë”, theksoi Anevski.
Kreu i Këshillit të prokurorëpve deklaroi se në seancën e sotme kanë diskutuar për pikat që nuk ishin të rëndësishme për opinionin, si rreth pensionimit të prokurorve publik, disa procesverbalë e të tjera.
Mefail Ismaili /SHENJA/
Anevski: “Puçi” dhe “Sopoti” do të diskutohen… by tvshenjaofficial

