Dokumentet elektronike të printuara do të kenë të njëjtën vlefshmëri si dokumentеt origjinale, ka njoftuar ministri I transformimit dixhital. Ai në një intervistë në TV Alfa tha se kjo është bërë e mundur me ndryshimet në Ligjin për Dokumentet Elektronike të miratuara nga Kuvendi.
STEFAN ANDONOVSKI, MINISTËR I TRANSFORMIMIT DIXHITAL
“Në Kuvend shumica votoi për ndryshimin e Ligjit për Dokumentet Elektronike. Them dy artikuj, një ndryshim shumë i vogël, por mendoj se do të thotë shumë. Dhe kjo është se tani e tutje, dokumentet e nxjerra elektronike nga portali apo çdo portal tjetër shtetëror, të cilat janë tërësisht elektronike, do të mund t’i printoni dhe t’i përdorni njejtë si një dokument origjinal”.
Sipas Andonovskit me ndryshimet e këtij ligji do të lehtësohet nxjerrja e dokumenteve dhe në vend që të shkojnë në sportele, qytetarët do t’i marrin shërbimet në pajisjet e tyre mobile.
STEFAN ANDONOVSKI, MINISTËR I TRANSFORMIMIT DIXHITAL
“Fatkeqësisht, deri tani kur keni marrë diçka nga portali edhe pse është firmosur me QR kod dhe nënshkrim elektronik dhe e keni dërguar në ndonjë institucion si dokument, do tu kenë thënë se dokumenti nuk është origjinal por kopje. Me ndryshimet në ligj, ky dokument elektronik i printuar do të ketë të njëjtën vlefshmëri sikur të ishte me vulë të rregullt ,kështu që mund të përdoret plotësisht kudo”.
Andonovksi bëri të ditur se do të ketë mbikëqyrje inspektuese, të cilët do të reagojë sapo të raportojnë qytetarët, nëse ndonjë institucion nuk pranon dokumentet e tyre elektronike të printuara.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/