Ministrat shqiptar të propozuar në kabinetin e ri qeveritar nuk përmbushin pritjet e opinionit. Pjesa më e madhe e tyre, sipas analistëve politik janë politikanë pa përvojë ose të dështuar në pozicionet e tyre të mëparshme dhe nuk posedojnë kapacitet për realizimin e premtimeve të dhëna. Përveç kësaj, analistët thonë se ministrat e propozuar shqiptarë me ose pa dashje, paraqesin edhe sabotim për procesin e shumëpërfolur të reformave.
Pjesa e ministrave të propozuar nga BDI nuk përputhet me këtë mozaik. Nga kjo përbërje qeveritare unë nuk pres të jetë në nivel të detyrave dhe nuk pres që të bëjë realitet gjithë ato pritjet që janë në opinion dhe që kanë të bëjnë me reforma rrënjësore në gjithë sistemin shtetëror. Mbase me këtë me këto ministra, jo të gjithë kuptohet, shqiptarë, me ose pa dashje bëhet sabotimi I reformave”, ka deklaruar analisti politik Xhelal Neziri.
“Me përjashtim të profesor doktor Arben Taravarit dhe ish kryetarit të Komunës së Tetovës, Azbi Likës, të cilët shquhen njëri në profesionin e tij, tjetri në menaxhimin e Komunës së Tetovës, kuadrot e tjera paraqesin kombinim të njerëzve të panjohur dhe njerëzve që tërë jetën kanë qenë në pushtet dhe nuk kanë arritur as lagjet e tyre ti rregullojnë”, deklaroi analisti politik Qashif Bakiu.
Analisti Xhelal Neziri thotë po ashtu se shumica e ministrave të propozuar shqiptar nuk kanë të pastruar as të kaluarën tyre në raport me krimin dhe korrupsionin. Andaj Neziri propozon që për të ardhmen të bëhen ndryshimeve ligjin për Qeveri dhe të vendosen kritere për zgjedhjen e ministrave.
“Për të funksionuar si duhet një Qeveri, në Maqedoni duhet definitivisht të ndryshojë ligji për Qeveri, me qëllim që të vendosen kritere të qarta për atë se kush mund të ushtrojë funksionin e ministrit dhe kush jo. Një ndër ato kritere me sigueri se duhet të jenë edhe rezultatet profesionale, jo etëm në politikë, duhet të jetë pastërtia në raport me veprimet jo legale, krimin e organizuar dhe korrupsionin. Mendoj se një pjesë e mirë e kandidatëve për ministra në këtë përbërje, nuk e kanë plotësuar këtë kusht”, deklaroi Neziri.
Në kabinetin e ri qeveritar janë propozuar ministra të cilët për vite me radhë kanë mbajtur poste në pushtelin lokal ose ekzekutiv. Kryetari i Komunës së Likovës Sadulla Duraku do të jetë ministër i ambientit, ish ministri i shëndetësisë, Bujar Osmani, do të zgjidhet zëvendës kryeministër për euro integrime, ish kryetari i Komunës së Tetovës, Hazbi Lika, zëvendës kryeministër për marrëdhënie mes komuniteteve dhe ish kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko, ministër për investime.
www.dailymotion.com/embed/video/x5oae1z” width=”480″ height=”270″ frameborder=”0″ allowfullscreen=”allowfullscreen”>[embedded content]
Analistët politik: Ministrat shqiptarë… by tvshenjaofficial
Data 26.03.2026
Aktuale
- Talenti nga Kërçova, Endrit Asani debuton me Shqipërinë U19
- EDS lanson fushatën e re promovuese: Stabilitet me çmim fiks dhe vlerë të shtuar për bizneset
- Agim Islami: 18 pranvera në burg padrejtësisht
- Regjistrohet edhe një tërmet në Maqedoni
- Rregullat e reja për zgjedhjen e presidentit: Çfarë do të thotë vendimi i Kushtetueses?
- Si u miratua projekti i resortit pa tokë dhe pa garë, leja e ndërtimit pa certifikatë pronësie për kompaninë e drejtoreshës së Tatimeve Erilinda Lala dhe bashkëshortit të saj
- Mislimi: A është më mirë që shqiptarët të reshtohen pas Mickovskit sesa pas VLEN-it dhe BDI-së?
- Pas faqes së Kuvendit të Shqipërisë, “Homeland Justice” hakeron edhe Postën Shqiptare: I kemi të gjitha të dhënat në duart tona!

