Opinioni duhet të jetë i njoftuar se për çfarë bisedojnë partitë politike dhe cila do të jetë marrëveshja për formimin e qeverisë së re. Kështu tha në emisionin “Arena”, analisti politik, Todor Pendarov, i cili tha se deri tani në Maqedoni opinioni nuk ka qenë i njoftuar dhe nuk e ka ditur përmbajtjen e marrëveshjes mes partnerëve të koalicionit.
“Për fat të keq këto sinjale të para që vijnë rreth kësaj qeverie të re, të paktën për mu më tepër më duket se kjo qeveri e re do të bëj disa ndryshme kozmetike të kësaj gjendje dhe nuk do të futet në thelbin e asaj që të gjithë ne vuajmë pa dallim përkatësisë etnike, fetare, statusit social.. dhe kjo është sundimi i drejtësisë, shteti juridik, të drejtat njerëzore, individuale, kolektive”, tha analisti politik Todor Pendarov.
Edhe analisti politik Albert Hani tha se do të ishte kureshtar që të dijë se çfarë po bisedohet në takimet mes partive politike, kjo ngase në të kaluarën kemi parë se këta lloj bisedash teknike ka rezultuar me zgjedhje të dikastereve por edhe të personave jo kompetente të cilët më pas kanë dështuar në punën e tyre.
“Si shqiptarë pres ndryshime rrënjësore, të ndryshoj mënyra se si ne na kanë trajtuar pushtetarët, pres që në pah të del cilësi dhe më pak të flitet për çështje teknike. Në princip këto bisedime duken edhe si çështje teknike, por shpresoj se ata çështje teknike do të prodhojnë ndryshime të principeve, ndryshime të normave, ndryshime të elementeve që deri më tani kanë bërë diskriminime dhe presion jo vetme tek shqiptaret por tek tërë popullata në shtetin e Maqedonisë”, tha analisti politik Albert Hani.
Viktor Grozdanov u shpreh skeptik dhe tha se kjo Qeveri do të jetë sikurse të gjithë të tjerat që kanë funksionuar dhe nuk do të ketë ndonjë ndryshim rrënjësorë. Ai shtoi se do të jetë interesante se si do të sillet BDI tani gjatë formimit të kësaj Qeverie.
“Kjo qeveri do të jetë unë do ta marr këtë resor, ti këtë tjetrin, diçka do të merren vesh, do të rrumbullakohet një program e mbështjell me vokabular hyrje në BE dhe NATO”, tha analist politik Viktor Grozdanov.
Grozdanov shtoi se do të jetë interesant se me çfarë kuadro do të hyjë BDI në Qeveri, a do të kthejë kuadrot e vjetër nga qeverisja e Gruevskit apo do të shkojë me kuadrot e rinj dhe më pak të njohur për opinionin.
Analistët në “Arena”: Bisedimet të jenë… by tvshenjaofficial

