
Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Fatos Reka, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ka folur mbi takimin e liderëve politik shqiptar me kryeministrin shqiptar Edi Rama, i cili ndodhi javë më parë. Sipas tij, një takim I tillë nuk nënkupton përzierje në punët e brendshme të Maqedonisë. Ai ka sqaruar se Shqipëria e ka të detyrim kushtetues që të kujdeset për bashkëkombasit e saj jashtë shtetit dhe ky takim ishte vetëm një konsultim mes dy palëve në fjalë.
“Qeveria dhe shteti shqiptar kanë detyrim kushtetues që të kujdesen për të gjithë bashkëkombësit tanë të cilët jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë dhe me këtë rast partitë politike shqiptare kanë vajtur që të konsultohen në Tiranë, po ashtu edhe në Prishtinë, me presidentin Thaçi. Ashtu siç e ka theksuar edhe kryeministri Rama, për shqiptarët në Maqedoni, nuk ka shumë rëndësi karrikja qeverisëse, do të thotë për pjesëmarrje në Qeveri, se sa mbrojtja e të gjitha të drejtave të shqiptarëve konform Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë dhe Marrëveshjes Kornizë të Ohrit”, tha ambasadori i Shqipërisë, Fatos Reka.
Reka ka thënsë se Qeveria shqiptare nuk e vë në dyshim kapacitetin e partive politike në Maqedoni. Por, përkundrazi takimi ishte thjesht I karakterit konsultativ për unifikimin e faktorit shqiptar.
“Kjo platformë e partive politike shqiptare është e hartuar nga vet ata dhe për Republikën e Shqipërisë nuk ka rëndësi se kush do të jetë në qeverisje dhe kush do të formoj koalicionet; ajo është punë e brendshme e partive politike të Maqedonis, qofshin të etnisë shqiptare apo etnisë maqedonase. E rëndësishme për Republikën e Shqipërisë është që popullësia e etnisë shqiptare e cila jeton në trojet e saj në Maqedoni të ketë të drejtat e saj maksimale dhe të jetojë e barabartë me etnitë tjera përfshirë edhe atë maqedonase”, theksoi Reka.
Reka e ka vlerësuar si shenjë shumë të mirë që për herë të parë partitë politike shqiptare janë mbledhur së bashku t’i unifikojnë qëndrimet e tyre në raport me të drejtat dhe detyrimet që I kanë si shtetas të Maqedonisë.
Teuta Buçi /SHENJA/

