Zëdhënësi i partisë Alternativa, Orhan Murtezani pas mbledhjes së kryesisë qendrore ka deklaruar se Alternativa ka vendosur që t’i japë shans Qeverisë për për të zhbllokuar situatën politike në vend.
“Diskutuam mbi situatët në vend dhe me këtë rast konstatuam se shteti ynë do të shkojë në krizë të thellë politike, ekonomike, energjetike dhe shëndetësore. Ndërkaq duke u gjendur në pritje të datës për fillimin e negociatave më BE-në ky ngërç ka podhur shumë paqartësi jo vetëm në gjendjen politike por edhe atë ekonimike. Duke e lexuar saktë këtë situatë Alternativa si parti serioze që gjithnjë ka ditur të ngrihet mbi interesat e veta mbi interesat e përgjithshme kombëtare dhe shtetërore ka diskutuat sonte për mundësinë dhe ndihmën që mund ta japë ajo për zhbllokimin e kësaj situate. Kryesia qendrore e partisë ka autorizuar kryetarin që të komunikojë më të gjithë aktorët politikë, në këtë rast edhe me kryeministrin aktual por eventualishjt edhe me mandatarin e ri për të parë se cili është koncepti i tyre për dalje nga kjo krizë”, ka deklaruar mes tjerash Murtezani.