Akuza të shumta nga deputetët e pushtetit janë adresuar për Guvernatorin e bankës popullore të Maqedonisë, në lidhje me punën e tij në dy vitet e fundit, posaçërisht me ngritjen e zërit gjatë krizës politike gjatë viteve 2015-2016. Deputeti i LSDM-së, Sasho Pockov, ka kritikuar Guvernatorin Dimitar Bogov se nuk e ka infromuar qartë opinionin dhe sektorin e biznesit për nivelin e borxhit të shtetit.
“Numrat janë numra, ju patjetër të keni perceptim, ju patjetër të keni vizione. Për shkak të paqartësisë së borxhit ne kthejmë investitorë të huaj. Patjetër të keni qëndrim konzistent dhe të qartë. Ju jeni institucion i pavarur. Mandati juaj është shtatë vite, nuk varet nga asnjë pushtet dhe prandaj është bërë ashtu. Si institucon i pavarur patjetër të keni qëndrim të qartë edhe për qytetarët e Maqedonisë edhe për ata që quhet operator dhe krijues të ekonomisë”, ka thwnw Sasho Pockov, LSDM.
Nga ana tjetër, guvernatori Dimitar Bogov, tha se ai gjithmonë e ka ngritur zërin për problemet me të cilat është ballafaquar sistemi financiar në vend, duke marrë faj mbi vete për faktin që ndoshta nuk ka qënë i kuptuar mirë ose i zëshëm aq sa duhet. Bogov sqaroi deputetët se Maqedonia është vend me hua mesatare.
“Sot, sipas informatës së fundit që e Pashë nga Ministria e Financave, është rreth 46 për qind nga BPV, dhe ky është nivel i mesëm i huasë sipas të gjitha parametrave dhe këtë e kam thënë edhe në të kaluarën që Maqedonia është vend me hua të nivelit të mesëm. Nëse krahasojmë me vendet e rajonit, ky është nga borxhet publike nga më të ulëtit, vetëm Bullgaria dhe Kosovaka borxh publik më të ult, të gjitha të tjerat kanë shumë më të lartë”, ka deklaruar Dimitar Bogov, Guvernator i Bankës popullore të Maqedonisë.
Guvernatori Bogov sqaroi se Borxhi publik i jashtëm është 35 për qind nga BPV, por se çështja e huasë së vendit është në kompetenca të Ministrisë së Financave. Gjatë prezantimit të raportit të vitit të kaluar të Bankës popullore të Maqedonisë, guvernatori Dimitar Bogov tha se në vitin 2016 Maqedonia ka shënuar rritje ekonomike prej 2,5 për qind.
Mefail Ismaili
Akuza ndaj kreut të Bankës Popullore by tvshenjaofficial

