Zyra Evropiane për luftë kundër korrupsionit (OLAF), ka dënuar kompaninë greke “Aktor” me 50 milionë euro për shkak të mashtrimeve dhe shpërlarjes së parave gjatë ndërtimit të autostradës Demir Kapi- Smokvicë, shkruajnë gazetat greke “Prototema” dhe “Katimerini”. Rasti është hetuar pas dëshmive që ka grumbulluar agjencioni evropian. Kompania ndërtimore greke në vitin 2012 ka fituar tenderin për ndërtimin e rrugës në gjatësi prej 28 kilometra.
Emri “Aktor” u bë i njohur në vitin 2014 kur LSDM ka akuzuar se nga llogaritë bankare të Maqedonisë në mënyrë joligjore janë nxjerrë 3.5 milionë euro. LSDM ka prezantuar edhe dokumente dhe pohonte se shtetas të Greqisë, nëpërmjet përfaqësisë së firmës greke “Aktor” në vend, kanë ngritur gjysmë milionë euro në kesh nga filiala e Stopanska Bankës në Negotinë.
“Prototema” po ashtu shkruan se disa nga të punësuarit kanë marrë rrogë nga 110.000 euro në muaj.
Nga Prokuroria themelore për ndjekje të korrupsionit dhe krimit të organizuar kanë njoftuar se ata kanë ndërmarrë aktivitete për zbardhjen e rastit “Aktor” në Maqedoni.
Përpos kërkesës për ndihmë ndërkombëtare, kjo prokurori në periudhën e kaluar ka dorëzuar edhe urgjencë deri tek organet përgjegjëse në Republikën e Greqisë për dorëzimin e provave të grumbulluara nga ana e tyre.
Në të njëjtën kohë pas kërkesës për bashkëpunim nga ana e institucioneve evropiane për këtë lëndë, institucionet përgjegjëse në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit janë përgjigjur kërkesave të Zyrës Evropiane për luftë kundër mashtrimeve financiare, nga e cila janë pritur ndarja e rezultateve nga hetimi i tyre dhe marrja e Raportit.
Deri në këtë moment në Prokurorinë Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit ka arritur vetëm njoftim se Zyra Evropiane për luftë kundër mashtrimeve financiare se hetimi ka përfunduar dhe se ekzistojnë indicie për vepra penale dhe rezultatet nga ana e tyre janë dorëzuar deri tek organet kompetente të Republikës së Greqisë, por të njëjtit nuk janë dorëzuar edhe tek Republika e Maqedonisë.
Dy vite më parë, me urdhër të prokurorisë greke, policia financiare ka arrestuar pronarin e “Aktor”, Leonidas Bobolas, për evazion fiskal dhe borxh ndaj shtetit.
Enis Murtezi /SHENJA/
“Aktor” dënohet me 50 milionë euro për… by tvshenjaofficial