Një aksident është shënuar pasditen e sotme në aksin e vjetër rrugor Lezhë-Laç, pranë fshatit Zejmen.
Burimet bëjnë me dije për Gazetën Shqiptare se një automjet “Audi” luksoz ku udhëtonin tre persona ka humbur kontrollin e është përplasur me muret rrethues të banesave.
Nga aksidenti kanë marrë lëndime dy persona, ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



