Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në SHBA, ku një autobus turistik që po kthehej në Nju Jork nga Ujëvarat e Niagarës u përmbys në një autostradë kryesore, duke shkaktuar viktima dhe të plagosur.
Sipas raportimeve të Sky News, autobusi me mbi 50 pasagjerë u përmbys në autostradën I-90, pranë zonës Pembroke, rreth 40 kilometra në lindje të qytetit Buffalo.
Sipas autoriteteve, disa pasagjerë janë nxjerrë nga rrënojat, ndërsa të tjerë mbeten ende të bllokuar brenda. Operacionet e shpëtimit janë në vijim.
“Ka disa të plagosur rëndë dhe, siç sapo u njoftua nga policia, edhe disa viktima,” deklaroi sherifi i qarkut Erie, Mark Poloncarz, në platformën X (ish-Twitter).
Disa nga pasagjerët raportohet se janë hedhur jashtë autobusit në momentin e përmbysjes.
Policia dhe ekipet e emergjencës janë në vendngjarje dhe po punojnë për të shpëtuar të mbijetuarit dhe për të hetuar shkaqet e aksidentit. Ende nuk është bërë e ditur identiteti i viktimave apo numri i saktë i të plagosurve.