Fushata për zgjedhjet lokale ka filluar me tone dhe porosi të ashpra ndërmjet oponentëve politik, ndërsa protagonistë kryesor, ashtu siç ishin edhe në zgjedhjet parlamentare të para një viti, janë përsëri kryeministri, Hristijan Miskoski dhe lideri i BDI, Ali Ahmeti, të cilët dërgojnë porosi publike të ndryshme për njëri tjetrin nga podijumi.
ALI AHMETI, KRYETAR I BDI-SË
“Hristijan Mickoski, me zagar dilet në gjueti për lepuj, por jo për shqiponja, se shqiponjat nuk zihen, as me zagar, as me lakej, e as kasnec, të cilat ti po i stërvit, për të na denigru neve. Po ta përsëris edhe njëher shqiponjat fluturojnë lartë në kaltërsi, zagarët ruaj për lepuj”.
Kjo ishte deklarata e kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, i cili këtë porosi e tha të dielën, gjatë Konventës Promovuese të kandidatëvë për kryetar komunash nën llogon e Alenacës Kombëtare për Integrim.
Konventa bashkë me duartrokitjet përfunduan , por mënjëher filluan reagimet në opinion. I pari që reagoi ishte zv/kryeministri dhe njëherësh njëri ndër liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti, ku pas asaj deklarate, Mexhiti karrierën politike të Ahmetit e shpalli të përfunduar.
IZET MEXHITI, ZV/KRYEMINISTËR
“Kjo flet qartë d.m.th pse z.Ahmeti mbrëmë foli për gjithçka, foli me nervoz, foli me urrejtje, që nuk e ka herën e parë, ka sharë 700 mijë nanat shqiptare, tetovarët i quajti ndryshe, i ofendoi, pra nuk është ofendimi, as i pari e as i fundit, po kjo fletë për nervozën që sundon tek z.Ahmeti dhe tjerët”.
Nga i apostrofuari, Hristijan Mickoski, deri në këto momente ka mbizotëruar heshtja, por jo edhe nga partia e tij. Nga VMRO DPMNE, Ahmetit iu janë përgjigjur përmes një kumtese, duke i thënë se “Ju nuk jeni shqiponjë, por një zog i zakonshëm”.
VMRO-DPMNE
“Kemi një mesazh për Ali Ahmetin: ju nuk jeni shqiponjë, por një harabel i zakonshëm. Dhe në thelb, ju nuk jeni as shqiponja, por parti kriminale dhe të korruptuara. Më të frikësuarit janë më të zhurmshmit. Me projekte, me masa, me reforma dhe me një jetë më të mirë. Shqiptarët kanë kohë që kanë pasur Ahmetin të ngopur dhe do ta tregojnë këtë në zgjedhjet e ardhshme – së bashku me maqedonasit, të gjithë në bashkuar”.
Për të qartësuar këtë deklaratë të Ahmetit, ka folur sot sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti. Ai tha se deklarata e Ahmetit është keqkuptuar.
FATON AHMETI, SEKRETAR I PËRGJISHTËM I BDI-SË
“Mendoj se e keni keqkuptuar qëndrimin e z.Ali Ahmeti. Kryetari Ahmeti shqiptarëve iu referua si shqiponja, ato fjalë nuk kanë qenë të dedikuara për shqiptarët. Ato fjalë kanë qenë të dedikuara për të gjithë vasalët që i shërbejnë politikës së VMRO-DPMNE-së”.
Reagime të shumta ka pasur edhe nga shumë eksponentë të koalicionit VLEN.
Samir Mustafa /SHENJA/