Përkrahësit e Frontit Evropian janë mbledhur sot në orët e mbrëmjes para tendës së vendosur përballë Gjykatës Kushtetuese. Opozitarët iu përgjigjën thirrjes për t’u mbledhur këtu, pasi në tendë kishin ardhur edhe krerët e partive të Frontit Evropian.
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti mbajti një fjalim të gjatë, ku i është drejtuar kryeministrin Mickoski, që të zgjidhen problemet e mbetura, e jo të veprohet fshehtas në institucione për të dëmtuar gjuhën shqipe.
Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së
“Zotri Kristijan unë nga ju sot prisja….”
Ahmeti ia ka rikujtuar Mickoskit luftën e vitit 2001, duke thënë se kompromiset janë zgjidhja më e mirë për të dzja palët.
Në anën tjetër, kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela u ka thënë përkrahësve se duhet të rezistojnë deri në fund, ndërsa ka thënë se ligji nuk ka asnjë element antikushtetues.
ZIADIN SELA, ASH Sela
“Ju bëjmë apel hiqni dorë nga këto mjete dhe mos u fshihni pas institucioneve…”
Sela tha se arsyeja pse janë këtu është averzioni i disa gjykatësve dhe disa politikanëve me mendje të sëmurë ndaj gjuhës së bukur shqipe.
Samir Mustafa /SHENJA/