Pse po e ndryshon Ligjin e Gjuhës? Pse po e ndryshon Marrëveshjen e Ohrit? Pse po e rrezikon paqen, stabilitetin dhe sigurinë e shtetit?”. Këto janë disa pyetje publike nga kryetari i Bashkimit Demokatik për Integrim, Ali Ahmeti, drejtuar kryeminsitrit Hristijan Mickoskit. Ahmeti gjatë një takimi me banorët e Haraçinës, ka përgënjeshtruar diskursin e frikës se siç tha, shqiptarët po “e marrin shtetin”. Ai tha se shqiptarët nuk e marrim shtetin, por e drejtojnë atë pasi u takon! Sipas kreut të integristëve, shqiptarët janë mbi 30%, jetojnë në vazhdimësi në trojet e veta dhe janë pjesë e pandashme e shtetformësisë së vendit.
ALI AHMETI, KRYETAR I BASHKIMIT DEMOKRATIK PËR INTEGRIM
“Hristijan Mickoski është kryetar i qeverisë së RMV-së. Ai përfaqëson të gjithë qytetarët, sepse ka fituar legjitimitetin, ne nuk ja kontestojmë atij legjitimitetin. Ne atë e thirrim nga ky takim i Haraçinës, të dal publikisht dhe t’iu shpjegojë qytetarëve shqiptarë pse e ndryshon ligjin e gjuhës, pse e ndryshon Marrëveshjen paqësore të Ohrit, pse po e rrezikon paqen, stabilitetin dhe sigurinë e shtetit. Është vendi më i mirë, më i përshtatshmi. Kjo porosi, sonte t’i shkojë nga Haraçina Hristijan Mickoskit për shjegime, pse e ndryshon ligjin e gjuhëve, pse e ndryshon marrveshjen paqësore të Ohrit”.
Ahmeti nënvizoi se shqiptarët nuk do të pranojnë të kthehen në “hyzmeqarë në shtëpinë e tyre” dhe se koha kur ishin të shtypur e të heshtur tha se ka përfunduar.
Lideri i BDI-së bëri thirrje për paqe, për Evropë të bashkuar dhe për lëvizje të lirë, duke i kundërvënë idesë së “shteteve të mëdha” një vizion të qartë për integrim dhe bashkëpunim rajonal.
Samir Mustafa /SHENJA/