Në këtë mënyrë është përcjellur udhëtari i tre miliontë që udhëtoi këtë vit nga aeroprti i Ndërkombëtarë Shkupit.
Nexhat Kurt, drejtori gjeneral i TAV Maqedoni deklaroi se aeropoti vazhdon të rritet duke u bazuar në numrat e udhëtarëve që vit për viti rritet. Ai tha se, në vitin e parë të punës vitin 2010-të aeroporti ka regjistruar 684 mijë udhëtarë, ndërkaq falë punës së vazhdueshme, sipas Kurt, aeroporti sot ka përcjellur udhëtarin e 3 miliontë brenda vetëm një viti.
NEXHAT KURT, DREJTORI GJENERAL I TAV MAQEDONI
“Në vitin e parë kur e morëm aeroportin, në vitin 2010-të, vitin e përfunduam me 684 mijë udhëtarë. Në vitin 2014-të arritëm në 1 milion udhëtarë, në vitin 2018-të arritëm numrin e dy milion udhëtarëve kurse sot e përcollëm udhëtarin e 3 miliontë. Kjo e tregon vizionin tonë dhe strategjinë, po edhe bashkëpunimin tonë me Qeverinë të cilën e kemi edhe partner”.
Në këtë konferencë, ministri i transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikoloski njoftoi edhe linja të reja nga Shkupi. Tha se që nga formimi i Qeverisë së re dhe pas ardhjes së VMRO-së në pushtet janë regjistruar 21 linja të reja të cilat Shkupin e bënë qendër rajonale të rëndësishme. Ai ka njoftuar për linja të reja në vitin 2026-të.
ALEKSANDAR NIKOLLOVSKI, MINISTËR I TRANSPORTIT
“Vijnë edhe mundësitë e reja dhe linjat e reja për vitin 2026-të. Shkup-Napoli, (Itali), fillon më 6 prill të vitit të ardhëshëm, Shkup-Budapest, (Hungari), gjithashtu me 6 prill, Ohër-Katovicë (Poloni) fillon më 28 qershor. Ohër-Vrosllavë (Poloni) gjithashtu më 28 qersohor dhe Ohër – Milano – Malpenso (Itali), gjithashtu më 28 qershorë të vitit të ardhëshëm. Mund të njoftojmë se edhe Austrian Airlans do të ketë linja të reja të rregullta nga Viena për në Ohër, këto janë shumë lajme të mira”.
Sipas drejtuesve të TAV Maqedoni dhe Ministrisë së Transportit, zgjerimi i kapaciteteve dhe rritja e ofertës së destinacioneve pritet të ndikojnë drejtpërdrejt edhe në përmirësimin e lidhjes rajonale dhe në rritjen e fluksit turistik.
Mevludin Imeri /SHENJA/


