Një 22-vjeçar me iniciale S.R. ka humbur kontrollin ndaj veturës dhe më pas është rrokullisur në qendër të Tetovës.
Si pasojë shoferi ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Spitalin Klinik në Tetovë.
“Rreth orës 14:45 duke lëvizur me veturën “Opel korsa” me targa të Tetovës të cilin e ka drejtuar 22-vjeçari S.R., ka humbur kontrollin, ka dalë nga korsia dhe është rrokullisur. Shoferi i cili ka qenë vetëm në veturë ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar në Spitalin Klinik në Tetovës për të marrë ndihmë mjekësore”, deklaroi zëdhënësi i SPB Tetovës, Marjan Josifovski, transmeton TV21.