Në lidhje me rastin ku në rrugët e Greqisë është parë veturë zyrtare e Ministrisë për Punë të Brendshme e Maqedonisë duke shkuar në pushime, nga kjo e fundit kanë reaguar duke thënë se automjeti “Renga Rover Discoveri Sport” dje dhe sot ka qenë në Shkup dhe se për të njëjtën janë duke u kryer vlerësime, njofton Portalb.mk.
“Në lidhje me shkrimet për veturën zyrtare të MPB-së ju informojmë se vetura e përmendur është në pronësi të MPB-së dhe udhëhiqet nga personi i autorizuar, i punësuar në MPB. Vetura dje dhe sot është në Shkup. Pas vlerësimit të situatës, do ta njoftojmë opinionin dhe do të ndërmerren masat adekuate”, njoftojnë për MIA nga MPB-ja.