
Ndryshe nga herët e tjera, ku takimi është zhvilluar zakonisht në Kryesinë e Kuvendit, kryeministri dhe kreu i Kuvendit kanë zgjedhur të takohen gjithsesi jo larg zyrave të punës së tyre. Takimi që vjen një ditë para seancës plenare ka zgjatur disa minuta, ndërsa nuk dihet tema e bisedës mes tyre.
Mësohet se në takim kanë qenë i pranishëm dhe Drejtorja për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian, Genoveva Ruiz Calavera e cila drejton grupin e ekspertëve të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit të mbërritur nga Brukseli.
Calavera dhe tre të dërguar të tjerë do të qëndrojnë në Shqipëri deri sa Parlamenti të zgjedhë se kush do të jenë 27 personat që do të bëjnë proçesin e vettingut.
Në grupin hetues të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit është edhe gjermani Reinhard Pribe, dikur Drejtor i Ballkanit Perëndimor. Puna e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit nis pas 15 shkurtit.
Vëzhguesit ndërkombëtarë do të shqyrtojnë listat e Avokatit të Popullit dhe ti paraqesin Kuvendit deri me 1 mars emrat që ata përjashtojnë nga kjo listë.
8 shkurt 2017 (gazeta-Shqip.com)

