VETTING
Por çfarë ka ndodhur në rastin e Malit Shëngjin?
Në vitin 2005 është hartuar një prokurë false nga noterja Zana Dema në Lezhë së bashku me dy persona të tjerë, të cilët kanë shitur tokën e fisit Palokaj duke falsifikuar firmën e tyre, vepër penale për të cilën noterja dhe bashkëpunëtorët e saj janë dënuar nga Gjykata e Lezhës.
Me anë të vendimit 442/2006, kjo gjykatë i ka shpallur si të pavlefshme veprimet e kryera nga prokurat e falsifikuara dhe ka urdhëruar ish Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Lezhë, sot Agjencia Shtetërore e Kadastrës Lezhë, që të bëjë regjistrimin e pasurisë në emër të të gjithë ish pronarëve.
Madje, në transaksionet me prokurën e falsifikuar ka indicie për evazion fiskal, pasi sipërfaqja prej 101 mijë metro katrorësh është blerë me vlerë totale 2 milionë e 500 mijë lekë, një shifër shumë e ulët përsa i përket vlerës së tokës në atë kohë.
Denoncuesi Nik Palokaj ka kërkuar nga ish Zyra e Regjistrimit të Pasurive regjistrimin e pronës, por ASHK-ja ka dalë mbi vendimin e gjykatës duke deklaruar se transaksionet mbi pronën janë realizuar përpara vendimit të Gjykatës Lezhës në 2006.
Sipas përgjigjes në vitin 2016, ish Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme ka deklaruar se vendimi 442 i vitit 2006 është i pavlefshëm pasi prona është tjetërsuar te palë të treta.
Gjithashtu ish-zyra Qendrore asokohe deklaronte se vendimi nuk sillte asnjë pasojë juridike dhe në vendimin e Gjykatës nuk është marrë parasysh interesi i palëve të treta.
Pra, Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka bllokuar transaksionet duke pretenduar se mund të interpretojë vendimin Gjykatës Lezhë.
Për “Vetting”, Palokaj pohon se mori një përmbarues privat për të rimarrë pronën e tij, por kjo nuk ndryshoi asgjë sepse e njëjta përgjigje vinte nga ish Zyra e Regjistrimit.
Në disa raste, përmbaruesi privat i ka vendosur gjobë drejtuesit të Zyrës së Regjistrimit Lezhë, Bledar Mulaj me vlerë 50 mijë lekë.
Nika rrëfen se e ka patur të pamundur të bëjë regjistrimin e pronave dhe nuk ka lënë institucion publik pa iu drejtuar, por deri më sot asgjë nuk ka ndryshuar.
“Vetting” i ka drejtuar disa herë kërkesë për informacion Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Lezhë dhe ka vendosur në dijeni ASHK-në Qendrore për arsyet se pse nuk zbatohet vendimi 442/2006 i Gjykatës Lezhë, por në të dyja rastet nuk ka patur asnjë ndryshim për regjistrimin e pronave.
Më 1 tetor 2024, Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Lorena Goxhobelli, ka deleguar kërkesën e “Vetting” te Kadastra Lezhë, ku evidentohet denoncimi nga Nik Palokaj.
Në kthim-përgjigje për “Vetting”, Drejtoresha Goxhobelli deklaron se ia ka kaluar trajtimin e kësaj kërkese dhe denoncimin e banorit, Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Lezhë, e cila duhet ta trajtojë sipas akteve ligjore në fuqi.
Pas disa kërkesash nga Vetting, Kadastra Lezhë dërgoi dy dokumente zyrtare që lidheshin me pronën e fisit Palokaj, ku janë marrë dy urdhra vendimesh nga ASHK-ja Lezhë.
Sipas kryeregjistruesit Ndue Vathi për urdhrin e vitit 2010 dhe kryeregjistruesit Arben Qirjako për urdhrin e vitit 2011, në të dyja rastet refuzohet vendimi i regjistrimi i pronës së fisit Palokaj pasi ekziston një udhëzim nr 1. Datë 31.01.2007 i Këshillit të Ministrave të qeverisë Berisha asokohe, i cili i pengon të regjistrojë këto prona.
Por se çfarë e pengon sot ASHK-në Lezhë të regjistrojë pronën e Nik Palokaj ngelet e paqartë dhe kjo pyetje ka ngelur pa përgjigje nga Drejtori Altin Gjergji, i cili vazhdon të sfidojë vendimet e Gjykatës.
Vetting në këtë episode, denoncoi tre raste, ku në qendër të gjykimeve dhe vendimeve gjyqësore është prona. Sikur të mos mjaftonin sorollatja e gjyqtareve pa shkak për zbardhjen e vendimeve, vihet re që në gjykata të ndryshme, ku zbatohet i njëjti kod penal, por me gjyqtarë të ndryshëm. Për të njëjtat çështje japin vendime gjysmake dhe të ndryshme. Ndaj do ishte pikërisht ILD, por edhe institucionet që kanë në hirearki gjykatat të kalonin në sitë pikërisht këto vendime, për të qenë unifikues në zbatimin e ligjit nga gjyqtarë apo prokurorë qenë të shumtën e rasteve nuk e zbatojnë ligjin.
Por jo vetëm ligji por edhe Kushtetuta po nëpërkëmbet në shumë raste specifike në nenin 41 dhe 42 të saj shprehet qartësisht dhe në mënyrë të prerë se:
Neni 41
“1. E drejta e pronës private është e garantuar.
- Prona fitohet me dhurim, me trashëgimi, me blerje dhe me çdo mënyrë tjetër klasike të parashikuar në Kodin Civil.
Neni 42
- Liria, prona dhe të drejtat e njohura me Kushtetutë dhe me ligj nuk mund të cenohen pa një proces të rregullt ligjor.
Vendimet e pa zbardhura
Në raportimin e kreut të ILD-së, Artur Metani tha se gjatë vitit 2023 institucioni që ai drejton ka trajtuar rreth 6500 ankesa për organet e drejtësisë, të reja dhe të prapambetura. Ankesa janë trajtuar edhe për organet e posaçme të drejtësisë, si SPAK, GJKKO dhe shkalla e dytë e kësaj gjykate.SPAK: 81 ANKESA, 54 JANË TRAJTUAR, 27 NË PROCESGJKKO: 41 ANKESA, JANË TRAJTUAR 27APELI GJKKO: 40 ANKESA 35 TRAJTUARGJYKATA E LARTË: 96 ANKESA, 66 TRAJTUATRKLGJ: 18 ANKESA, 13 TRAJTUARKLP: 8 ANKESA, 3 TRAJTUAR
“Këtë shqetësim e kemi përditë në ILD, kishte disa pasaktësi, unë nuk jam SPAK dhe s’do bëhem asnjëherë, ILD përformon me standarde nga këshillat dhe KPA, kontrolli i jashtëm është për gjëra që ligji dhe Kushtetuta i ka parashikuar, ne s’na impresionon që janë çuar më shumë apo më pak hetime, ne shohim standardin”, tha Metani.
Metani tha se ankesat më të shumta janë për Gjykatën e Tiranës dhe atë Administrative për shkak të vonesave në zbardhjet e vendimeve gjyqësore
30 vite tranzicion reforma agrare, ligji 7501, sistemi I dobët gjyqësor dhe mungesa e gjyqtarëve ka sjell stërzgjatjen në kohë të çështjeve dhe vendimeve ndonjëherë edhe për shkak të burokracive. Më tragjike janë rastet kur individët kanë luftuar dyerve të gjykatës dhe kanë humbur jetën para se të merrnin pronën. Ka raste kur pamundësia ekonomike i ka lënë pa marr një avokat dhe pa e ndjekur në rrugë gjyqësore. Ka dhe raste si këto që Vetting solli, vendimet janë finalizuar nga gjykata por nuk zbatohen nga vet shteti.