Tihomir A, 43-vjeçari nga Sveti Nikolla, është vetëvra pasi ka qëlluar me armë vajzën me të cilën ishte i dashuruar. Ai imori jetën vetes për shkak të dashurisë së pakthyer. Ai ishte i fiksuar pas saj për një kohë të gjatë, thonë banorët e zonës shkruan Faktor.mk, transmeton Pa Censurë.
Tihomiri ishte i dashuruar prej kohësh me vajzën 32-vjeçare, e ndiqte vazhdimisht, i dërgonte mesazhe, etj
– Vajza e ka denoncuar disa herë në polici. Ajo nuk ndihej e sigurt, ai e ndiqte vazhdimisht. Ai ishte i fiksuar pas saj. Ka shkuar në vitrinën e pastiçerisë dhe ka pritur që ajo të kalonte që të bënte një foto me të, një selfie dhe ta postonte në rrjetet sociale – thotë një nga banorët e qytetit.
Banorët e njohin si një djalë të mirë që ka punuar si automekanik, para lajmit tragjik që bëri jehonë dje në Sveti Nikole.
Sigurisht që nuk kishte ndërmend ta qëllonte. Të dy nuk kanë qenë kurrë në një lidhje dhe as nuk ka pasur ndonjë gjë mes tyre. Thjesht dashuri e pakthyer. Ai e donte shumë, por ajo e injoroi dashurinë e tij. Ajo thjesht kishte jetën e saj, në të cilën nuk kishte vend për të. Atë ditë nuk ishte hera e parë që e ndiqte. Nuk ishte asgjë e re për të. Por nuk e di se çfarë ka ndodhur dhe si e ka nxjerrë armën. Thonë se pasi ka menduar se e ka vrarë, ka vetëvra veten. Dhe vajza është mirë dhe jashtë rrezikut për jetën. Ajo është qëlluar në shpatull – thonë banorët.