Një ish ushtar i UÇK-së nga rajoni i Likovës, ka reaguar ndaj “keqpërdorimit të emrit të UÇK-së”, nga ana e kandidatit të BDI-së, Artan Grubi. “Nuk kam dashur të reagoj dhe të involvohem në këtë fushatë, sepse respektoj familjen e gjithkujt. Mirëpo, si mundet Artan Grubi të keqperdor shkronjat e arta të UÇK-së për fushatë zgjedhore, kur kunata e tij u punësua para dy-tre muajve në Drejtorinë për fluturime, ku edhe drejtori edhe zëvendësdrejtori janë të VMRO-së. Kunata e Artan Grubit, merr 2.000 euro rrogë, kurse unë kam ikur refugjat për shkak të skamjes. Plus po shitet patriot Artan Grubi në tubime. A për këtë patriotizëm e shpërbleu VMRO-ja, duke ia punësuar gjithë anëtarët e familjes nëpër vende atraktive pune”, thotë ky ish ushtar i UÇK-së, në letrën dërguar mediave në formë elektronike, transmeton gazeta “Lajm”.
Data 27.06.2026
Aktuale
- Aco Velkovski: Qeveria e re e re do të fokusohet në pagë fillestare prej 1.200 eurosh, shëndetësi të fortë publike dhe arsim cilësor
- “Vajzat e ‘Revolucionit të Flamingove’”- BIRN: Nga podiumi në prapaskenë, dhjetëra gra dhe të reja kanë marrë role kyçe
- 15 mijë nxënës të regjistruar në shkollat e mesme, më shumë se 9 mijë vende mbeten të lira
- “Asnjë qeveri nuk është mbi popullin e saj”, “ Rama u tha ‘f*ck you’ shqiptarëve”- Diaspora i drejtohet liderëve të Evropës: Shqipëria nuk është në shitje
- Helmimi i 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë, Krimi Ekonomik sekuestron dokumentet e AKU-së mbi kontrollet në kompaninë “SORI-Al” që ofronte ushqimin
- Janë djegur dy automjetet e avokatit Asmir Alispahiq
- Agrometeorologët apel bujqve: Ujitni kulturat, temperaturat po rrisin nevojën për ujë
- Sa semimaturantë vendosën të ndjekin mësimin në gjuhën maqedonase, e sa në gjuhën shqipe?

