Izet Krivanjeva është veteran i arsimit nga Kaçaniku. Edhe pse në moshë të shtyer, ai ka arritur të dalë fitimtarë në luftën gjashtëmujore me Koronavirusin, shkruan Almakos.
Lajmin e gëzuar e ka kumtuar kolegu i tij, Berat Luzha.
“Sot e vizitova, në shtëpinë e tij, mësuesin Izet, Izet Krivanjevën, i cili qe gjashtë muaj lufton me Kovidin.
Beteja e tij e gjatë e ka lodhur, po në fund mësuesi Izet doli fitimtar. Sot e pashë shumë më mirë, të pathyeshëm e fitimtar”, ka shkruar Luzha në Facebook, pasi ka vizituar ish arsimtarin e tij.
Kurse mësues Izeti falënderim të veçantë i ka adresuar mërgimtarit nga Kaçaniku, Daut Beqiri, i cili e ka ndihmuar me një mijë euro për shpenzimet e shërimit.
“DAUT BEQIRI, djali i OSMAN BEQIRIT ( DURĒS) ,nga Kaçaniku jeton e vepron né SHBA.
Ai nga pasuria e vet nuk kursen ndihmat humanitare pêr bashkêvendasit dhe familjarêt.
Këte e dëshmojnê shumê shitore e biznise, po edhe vet qytetarët . Ka ndihmuar sidomos gjatê festave me pako ushqimore e té holla.
Mua personalisht mé ka ndihmuar gjatê qëndrimit në spital nga korona, né vlerê prej 1000 euro. Nê momentin kur isha né gjendje kritike ndihma e Dautit ishte vendimtare.
Zoti e shpêrblefté me té gjitha tê mirat bashk me familjen. Mirénjohës pêr jetê”, ka shkruar pas shërimit mësuesi Izet Krivanjeva./ Almakos