Një 15 vjeçar është plagosur aksidentalisht me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Milot.
Uniformat blu shprehen se i mituri e ka gjetur pistoletën tip TT dhe e mori në banesë. Teksa ka qenë duke e pastruar, ai e ka shkrepur padashje dhe është vetëplagosur në këmbë.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Fushë Malbardhë dhe adoleshenti B.H., ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka sekuestruar armën e zjarrit në cilësinë e provës materiale, e po kryhen hetimet mbi pistoletën dhe pronarin e saj.
Çështja i ka kaluar Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme
Njoftimi i policise
Më datë 28.06.2024, në vendin e quajtur Fushë Malbardhë, njesia Administrative Milot, dyshohet se aksidentalisht është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë shtetasi i mitur B.H 15 vjeç.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 15 vjeçari kishte gjetur një armë zjarri Pistoletë tip TT dhe e kishte marrë në banesë. Dyshohet se duke e pastuar, aksidentalisht është vetëplagosur në këmbë jashtë rrezikut për jetën.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit tip Pistoletë TT.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet hetimore për dokumentimin ligjor të rastit.
Materialet do ti referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme.