Informacionin që e publikuan këshilltarët e LSDM-së në Qytetin e Shkupit ku thuhej se Ndërmarrja e Transportit Publik (NQP) ka lidhur kontratë prej 27 milionë eurosh për blerjen e derivateve dizel për dy vitet e ardhshme nga kompania “Putsko Petrol” hap disa dilema. E para është se sipas kësaj kontrate rezulton se autobusët e JSP-së shpenzojnë 37 mijë euro në ditë për naftë. Se a është kjo një shifër reale është e diskutueshme. Nëse informatat e këshilltarëve nga LSDM-ja janë të sakta, atëherë në këtë marrëveshje nuk del se nuk përfshihet blerja e gazit çdo ditë për autobusët modernë që ka blerë ish-kryetari Petre Shilegov. Nëse shtohet edhe ky harxhim atëherë shuma ditore për karburant ndoshta i kalon 40.000 euro.
Pyetja e dytë ka të bëjë me deklaratën para zgjdhjeve të kryetares së komunës Danela Arsovska dhe VMRO-DPMNE-së, ku gjatë fushatës thoshte se do të vendosin transport falas me autobus. Nëse vetëm për një vit nevojiten 13.5 milionë euro për naftë dhe nëse i shtojmë kostot e pagave për 1.500 punonjës për të cilët ndahen të paktën 1 milionë euro bruto në muaj (ndoshta shifra arrin 15 milionë euro në vit), dhe nëse kësaj i shtohen edhe kostot e tjera për pjesë mekanike rezervë, mirëmbajtje dhe riparime, shuma totale për të cilën JSP ka nevojë çdo vit atëherë shuma kalon në 30 milionë euro.
Buxheti i Shkupit për vitin 2022 ishte ndarë të jetë 113 milionë euro. Kjo do të thotë se nëse vendoset transporti falas dhe nëse Qyteti i Shkupit nuk ka ndihmë nga shteti për transport falas, atëherë pothuajse një e katërta e buxhetit do të shkonte vetëm për NQP. Atëherë të gjitha ndërmarrjet e tjera publike do të viheshin në një rol vartës dhe vetë NQP nuk do të ishte më pjesë e tregut të shërbimeve për të cilin duhet të luftojë, por do të ishte i vetmi monopol, i cili si do që të funksionojë, dikush do të duhet t’i kompensojë shpenzimet e saj.
Po t’i shtosh kësaj edhe paratë që janë lënë mënjanë për dy kompanitë private (400 mijë euro në muaj) do të vijmë te shifrat që mund të të shkaktojnë dhimbje koke. Dhe ilaçi për atë dhimbje koke duhet të ishte krijuar në projekt – transport publik falas. Ideja nuk është e keqe, çështja është se vetëm ku t’i gjeni paratë. Në Luksemburg ka transport falas. Por Luksemburgu, një vend me 640,000 banorë, është një nga vendet më të pasura në Evropë. GDP-ja e saj në vitin 2021 ishte 86.7 miliardë dollarë, që do të thotë se GDP për frymë banori ishte 135,000 dollarë. Maqedonia ka një GDP prej 6700 dollarë për banor.
Atëherë – ku të gjeni paratë kur ato nuk gjenden askund. Përgjigja është po aq mister sa edhe ideja e transportit falas.
Por, për çfarë akuzon LSDM? Se NQP do të blejë naftë nga “Putsko Petrol” (sipas marrëveshjes që e kanë parë këshilltarët e saj) për 100 denarë për litër, plus TVSH, që do të thotë 118 denarë. Aktualisht, nafta kushton 86,5 denarë. Nëse të dhënat e publikuara nga LSDM-ja janë të sakta (gjë të cilën e përgënjeshtron drejtori i NQP-së), atëherë bëhet fjalë për një ndryshim të madh në çmim, prej 31,5 denarë. Ndryshe, drejtori është person i deleguar i kryetares Arsovska, por anëtarët e Bordit Drejtues të NQP-së janë emëruar nga shumica e VMRO-DPMNE-së në këshillin e qytetit të Shkupit. E për t’i sqaruar dyshimet, kjo marrëveshje duhet të shpallet publikisht. Atëherë ndoshta do të bëhen më të qarta disa gjëra nga e gjithë drama me grevat që po zhvillohen nga NPQ dhe sektorit privat. (N.V.)