Ministria e Brendshme është në fazën e zbardhjes është rasti me alarmet për bomba në Dellçevë, ndërsa ministri Oliver Spasovski shpreson se ky rast do të zgjidhet shpejtë.
“Jemi thuajse në fazën e zbardhjes dhe shpresojmë që së shpejti të zbardhet rasti me alarmet për bomba në Dellçevë. Kështu ngadalë veprimtaria zbuluese po zgjerohet megjithatë kërcënimet hibride që vijnë dhe që konsiderojmë se janë përzierje e interesave gjeostrategjike në territorin tonë, janë sulme për të cilat të gjithë duhet të reagojmë”, deklaroi Oliver Spasovski, ministër i Brendshëm.
Spasovki zbuloi se tashmë është formuar një ekip pune prej disa institucioneve, që do të punojë në parandalimit e sulmeve kibernetike. Po Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, pohon se informacionet që ajo i merr nga shërbimet e sigurisë dhe inteligjencës, tregojnë se nuk ka asnjë kërcënim real për sigurinë nacionale.
“Natyrisht, këto janë të dhëna që shpërndahen vazhdimisht nga tre shërbime të inteligjencës mes tyre dhe në këtë mënyrë informojnë kreun e shtetit. Sigurisht, si edhe më parë, nëse do të shfaqet ndonjë rrezik i shtuar i sigurisë, qytetarët do të informohen siç duhet. Deklarata ime bazohet në këtë”, pohoi Sllavjanka Petrovska, ministre e Mbrojtjes.
Petrovska pajtohet me mendimin se kërcënimet me bombë shkaktojnë panik në opinion. Për këtë panik Qeveria u kritikua për paaftësi nga kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, i cili shtoi se kemi 4 vite që luftojmë me sulmet hibride dhe nuk është zgjidhur asgjë.
“Nëse nuk do të jetë kjo, do të vijë diçka tjetër. Janë totalisht të paaftë. Sistemi na ka dështuar. Nuk dinë se si të punojnë, prandaj duhen zgjedhje të parakohshme që në institucione të vijnë njerëz që do të dinë se si të përballen me këto incidente, sot janë denoncimet e rrejshme për bomba, nesër do të jetë diçka tjetër. Kështu, ne do të rrotullohemi në rreth…”, pohoi Hristijan Mickoski, kryetar VMRO-DPMNE.
Sa i përket bashkëpunimin të Maqedonisë së Veriut me NATO-n për çështjen e denocimeve për bomba, Ministrja e Mbrojtjes bëri të ditur se përveç kësaj, nga NATO është kërkuar mbështetje për t’u ballafaquar me këto kërcënime hibride në afat më të gjatë.