Për një ditë, 103 pacientë të rinj janë shtruar në qendrat kovide në Shkup për shkak të ndërlikimeve nga coronavirusi. Gjithsej 685 persona të dyshuar ose të konfirmuar për COVID-19 po trajtohen në repartet e sëmundjeve infektive në kryeqytet, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
“Në 24 orët e fundit, ka pasur 41 pranime në Klinikat Interne dhe Kirurgjike. Janë pranuar 18 pacientë në Qendrën Kovide në spitalin “8 Shtatori” dhe 20 u pranuan dje në Klinikën e Sëmundjeve Infektive. Asnjë pacient i ri nuk u pranua në Kozle, ndërsa 9 pacientë u pranuan në Klinikën e Pediatrisë. 15 pacientë u pranuan në Institutin e Mjekësisë Fizike.
Në 24 orët e kaluara, 86 pacientë të shëruar janë lëshuar në shtëpi.