Vesa Luma pritet që të publikojë së shpejti këngën e re të saj.
Këngëtarja për këtë ka zgjedhur si bashkpunëtor këngëtarin Denik Prizreni.
Projekti është i caktuar që të lansohet më 8 janar të vitit 2019.
Ky është bashkëpunimi i parë i Vesës me Denik Prizrenin.
Së fundmi Vesa është kthyer në vend pasi jetoi për një kohë në Zelandën e re me bashkëshortin e saj, Big Bastën.
Pikërisht në këtë vend të largët oqeanik ata kanë qëndruar edhe me fëmiun e tyre.
Vesa po ashtu është moderatore e një prej emisioneve më të dëgjuara në Glam Radio. /Telegrafi/


