Ish krye spiuni Zoran Verushevski do të dëmshpërblehet nga shteti për ditët e kaluara në paraburgim për rastin “Puç”, masë të cilën e vuajti gjatë vitit 2015. Me vendim të Gjykatës Supreme dhe na revizioni paraprak i Avokatit të Shtetit, vlera e 8.216 denarëve sa ishte caktuar nga Gjykata Civile dhe ishte vërtetuar nga Apeli, vlera e dëmshpërblimit ndaj Verushevskit është ulur në 5 mijë denarë për një ditë të kaluar në burg. Verushevski në burg kishte qëndruar për 314 ditë, përkatësisht nga 20 shkurti i vitit 2015 deri më 31 dhjetor të vitit 2015. Shteti në cilësinë e të paditurit obligohet që Verushevskit t’ia kompenson edhe harxhimet nga procedura juridike në vlerë prej 227 mijë denarëve. Vlera totale me të cilën do të dëmshpërblehet Verushevski arrin në 1.7 milion denarë. Verushevski në rastin “Puç” dyshohej për tradhti dhe spiunazh.
Data 25.05.2025
Aktuale
- A duhet të pini kafe me stomak bosh?
- Ushqimet e “Nelsa shpk” helmojnë 70 fëmijë në Gramsh! Kompania, përfituese e tenderave miliona lekë në disa bashki, furnizon edhe spitalet e burgjet
- Ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit: Si e filmova takimin e fundit mes Dritëroit e Kadaresë. Ju tregoj xhelozitë e kineastëve për skenarët e tij
- Arti në zi/ Ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare regjisori i njohur, Piro Milkani
- Punësimi i specializantëve shqiptarë, ASH-ja e Taravarit i reagon Mexhitit
- Mexhiti: 35 specializantë shqiptarë filluan punën në Qendrën Klinike në Tetovë dhe Spitalin e Gostivarit
- Adnan Ismaili: Akif Emre ndjente vuajtje për hallet e myslimanëve të Ballkanit
- Vrasja e Altin Arapajt në Greqi, flet avokati i autorit të dyshuar: Ata ishin miq dhe kishin konsumuar drogë! Arma e krimit i përket viktimës