Në gusht të vitit 2023, Lamine Yamal ra dakord me Kombëtare e Spanjës, duke lënë mënjanë mundësinë për të luajtur për vendlindjen e prindërve, Marokun.
Ylli 17-vjeçar i Barcelonës pranoi të luante për kombëtaren spanjolle pasi foli me Walid Regragui (trajneri i kombëtares së Marokut) dhe u takua me përfaqësuesit e Federatës Spanjolle të Futbollit (Francis Hernandez dhe Vicente Blanco) në Barcelonë.
Në shtator 2023, Yamal bëri debutimin e tij për Spanjën në moshën 16 vjeç e 57 ditë, duke u bërë lojtari më i ri që ka luajtur dhe ka shënuar për kombëtaren La Roja.
Regragui, trajneri i Kombëtares së Marokut dhe ish-lojtari i Racing, shpjegoi në programin ‘El Chiringuito’ të prezantuar nga Josep Pedrerol pse Yamal në fund vendosi të luante për Spanjën dhe jo për ‘Atlas Lions’.
Trajneri, i cili e udhëhoqi Marokun në vendin e katërt në Kupën e Botës 2022 pas eliminimit të Spanjës, pranon se “Lamine Yamal është një yll gjenerate që ne u përpoqëm ta arrijmë të luante për Marokun, por ai zgjodhi Spanjën dhe ne i urojmë atij fat” dhe se “ajo që bën në moshën e tij është e pabesueshme”.
Në lidhje me procesin e vendimmarrjes së Yamal mes Marokut dhe Spanjës, trajneri maroken tha: “Unë fola drejtpërdrejt me Lamine Yamal dhe ai ishte i sinqertë me mua, si dhe me Federatën Marokene”.
“Ne provuam gjithçka me projektin që kemi me Marokun, me Kupën e Kombeve Afrikane në vendin tonë, me Botërorin 2030, me dashurinë që ka vendi për Laminen… Por, djaloshi nuk gënjeu kurrë. Ai nuk luajti lojën “Unë jam maroken apo spanjoll” dhe zgjodhi Spanjën”, shpjegoi ai.
“Dy ose tre ditë pasi fola me të, ai më thirri me respekt dhe më tha: “Zotëri, faleminderit për mirësinë tuaj, por unë do të zgjedh Spanjën. Ndihem spanjoll”. Ai është një fëmijë shumë i ndershëm”.
“Ne folëm me familjen, me të dhe me avokatin e tij. Ishte rasti i parë që pata kur u bashkova me kombëtaren. Ky është futbolli”, përfundoi Regragui. /Telegrafi/