Qyteti i Shkupit në bashkëpunim me UNDP-në kanë prezantuar sot projektin përmes të cilit parashikohet që të evitohet rreziku nga vërshimet për Shkupin që vijnë nga Mali Vodno dhe Mali i ZI i Shkupit. Ndonëse në Vodno, por edhe në Malin e Zi prej kohësh janë hapur kanale me qëllim parandalimin e vërshimeve, të njëjtit me kohë nuk janë pastruar dhe janë jashtë funksionit.
Rreziku më i madh për vërshime në rrethin e Shkupit vjen nga Mali i Zi i Shkupit dhe nga Vodno. Në Malin e Zi të Shkupit dhe në Vodno veç më janë hap kanale, megjithatë ata nuk janë mirëmbajtur siç duhet gjegjësisht nuk janë pastruar si duhet dhe sërish paraqesin rrezik për zonat që u vërshuan në vitin 2016 . Qyteti i Shkupit në bashkëpunim me UNDP-në kemi përgatitor në plan aksionar dhe të gjithë masat që qyteti të mbrohet nga vërshimet – deklaroi Sfetanka Ikovona matrinovska, sektori për mbrojtje të ambientit.
Nga ana tjetër banorët e rajoneve të përmbytura nga vërshimet e vitit 2016, shprehin shqetësimet e tyre. Ata madje ngrenë alarmin se akoma nuk janë pastruar tokatë tyre dhe sot e kësaj dite ata nuk mund të mbjellin dhe janë jashtë funksionit.
“30 % e tokës veç më nuk punohet , ndërsa njerëzit jetojnë nga ajo tokë. Ka baltë mbi 60 centimetër , dhe askush nuk është duke punuar në atë drejtim, që ajo tokë të pastrohet se ata njërës duan të jetojnë përsëri”, tha një banor.
Nuk është punë e qytetit të Shkupit , nuk është detyrim i joni dhe kjo çështje zgjidhet në aspektin nacional që edhe ju vet e dini, se nëse janë dëmshpërblyer qytetarët qyteti Shkupit nuk ka informata të tilla – u shpreh Sfetanka Ikovona matrinovska, sektori për mbrojtje të ambientit.
Projektin për mbrojtjen nga vërshimet e ka realizuar kompania “Go Pro” ndërsa është financuar nga ana e UNDP-së . Nga kjo kompani thanë se qëllimi i projekti është të mbroj qytetin e Shkupit nga vërshimet eventuale./alsat-m