07 June
Pas vërshimeve të dy ditëve më parë, dy kahet e rrugës Tetovë-Jazhincë mbeten të bllokuara, gjysma e fshatit mbetet pa ujë kurse rreth 50 shtëpi mbeten të ngujuara nga balta që u ka bllokuar hyrje-daljet e lagjes. Banorët kërkojnë që sa më shpejtë të rregullohet ura në rrugën e epërme të fshatit dhe një autoambulancë të qëndrojë në fshat.
Më prioritare është rregullimi i urës se me atë urë jemi të bllokuar komplet. Dhe rregullimi i ujësjellësit. Me ujësjellësin punohet diçka por te ura ende nuk kanë nisur”.
Urgjentisht duhet me u mbaru ura, edhe aty lartë kemi një urë të vogël edhe ajo don të rregullohet, sepse nja dhjetë shtëpi kemi mbetur të mbyllur krejt”.
Duhet ura urgjentisht se s`kemi ka kalojmë, vetëm këtu e kemi një rrugë nëpër shtëpi dalim për të shkuar në Tetovë apo diku tjetër vetëm kjo nëpër mëhalla nëpër shtëpi- ankohen disa banorë.
Vendin e përmbytur e vizituan disa ministra, si ai i bujqësisë, transportit, ekonomisë dhe drejtësisë, të cilët të shoqëruar nga e para e komunës së Tetovës Teuta Arifi, premtuan kthimin e shpejtë të fshatit në gjendjen normale.
Sa i përket ambulancës dhe shërbimeve tjera bo i bëjmë nëse është e nevojshme dhe kërkohet, ndërsa te rasti i urave do punojmë intensivisht që të bëjmë një kalim, ndërsa do kërkojmë vendim qeverie që me Ministrinë e Mbrojtjes urat ti bëjmë në formën që kanë qenë përpara – tha Sinkron kryetarj e komunës së Tetovës Teuta Arifi.
Jam i kënaqur që komisionet i kryen vlerësimet dhe tani i ftojmë bujqit që t’i paraqesin dëmet e tyre dhe sipas asaj që na obligon Ligji, banorët duhet të jenë të bindur që do bëjmë çmos për kthimin e jetës në normalitet dhe sipas procedurës të bëhet dëmshpërblimi i të gjithë të dëmtuarve- tha ministëri i Bujqësisë Lubço Nikollovski.
Përkundër premtimeve, akoma nuk janë lëshuar ekskavatorë dhe maune për ta përshpejtuar pastrimin e vendit dhe zhbllokimin e rrugëve.
Bashkim Sulejmani