09 June
Banorët e zonës së përmbytur të Porojit kërkojnë që institucionet përveç në pastrimin e rrugës të angazhohen edhe në parandalimin e rasteve të shpeshta të vërshimeve. Sipas tyre, parandalimi është i mundshëm nëse ndërhyhet për sanimin e pjesës së quajtur uji i shpejtë, që të mos flenë me ankth pas çdo reshje të shiut.
“Si e shohim angazhimi i institucioneve relevante ka qen i duhur, dhe po punohet por jo me aq dinamik si duhet se u bë një javë më a rruga ende s’është e hapur. Ja nga ky fshat dhe kam përjetua gjitha vërshimet, ky mund të jetë i nënti vërshim që mbaj mend unë, dhe gjithnjë ky pushtet është angazhuar vetëm të bëj pastrimin këtu deri diku kompensimin por asnjëherë nuk janë interesuar për parandalimin, ndërsa parandalimi është i mundshëm. Duhet të intervenohet në burim, atje ku formohet lumi”.
“Dje dhe sot është punuar me të madhe dhe vazhdohen punët edhe poshtë tek tokat pjellore ku janë përmbytjet më të mëdha”.
Pastrimi i rrugës në fshatin Puroj ka vazhduar edhe gjatë ditës së sotme, megjithatë rruga edhe më tej rezulton e bllokuar dhe nuk ka qarkullim. Kryetarja e Tetovës Teuta Arifi bashkë me financuesin e projektin për parandalimin e vërshimeve nga UNDP – ja ka deklaruan se Qeveria ka pranuar planin e tyre dhe premtuan se do të punojnë që në të ardhmen të parandalojnë vërshimet e këtilla.
Në mbledhjen e qeverisë ku mora pjesë, Qeveria tregoi gatishmëri që ta merr komplet studimin e UNDP-së parasysh, komplet planin tonë të aksionit dhe në bazë të asaj t’i zgjidh problemet në vend dhe jo vetëm për tu marrë me pasojat – tha Teuta Arifi, kryetare e Tetovës.
Ne presim investime shumë më të mëdha nga gjitha komunat në gjithë regjionin dhe në Tetovë sidomos në infrastrukturën e lumit Shkumbin që të evitohen rreziqet. Dhe shohim se ka interesim nga shumë donatorë por po ashtu edhe nga Qeveria e re dhe presim vërtetë që të ketë lëvizje të forta përpara në muajin që vijnë – deklaroi Luiza Vitone, UNDP.
Së fundmi, fokusi i pastrimit është vënë më tepër tek fushat e mbjella me kultura bujqësore, me qëllim që të bëhet vlerësimi dhe kompensimi i tyre.
Bashkim Sulejmani

