“Nata e Kampionëve” në boks rrezikon të mos mbahet. Shkak për këtë është mos dhënia e lejes për shfrytëzimin e sheshit ILIRIA, për realizimin e këtij turneu ndërkombëtar, shkaku se në datën e kërkuar nga drejtuesit e manifestimit, do realizohen manifestimet e Verës Kulturore Tetovare. Drejtuesi i turneut Halim Abazi, ka kërkuar nga kreu i komunës që ta shqyrtojë edhe një herë dhënien e lejues, ose në të kundërtën pa lejen e komunës do të vendos ringun dhe do e realizojë manifestimin.
“Me 17 mars kam bërë një kërkesë për të bërë një kërkesë për të shfrytëzuar sheshin Iliria në Tetovë edhe me 23 prill më ka ardhur një vendimin nga ana e komunës së Tetovës më refuzohet ta shfrytëzoj vendin , tash unë nuk e shohë të arsyeshme pse ma refuzojnë kur turneu nata e kampionëve është një organizimet më të mëdha që Tetova i ka edhe çdo herë ka pas mbi 3 mijë apo 4 mijë shikues dhe sikur të kishim një sallë që i nxënë tre katërmijë shikues e kisha bërë në sallë po ne kemi do salla të vogla që as 500 vetë nuk futen brenda, dua nga kryetari i komunës të dëgjoj mendimin e tij dhe të bëj një vendim ndryshe”, deklaroi Halim Abazi, drejtor organizativ i “Nata e Kampionëve”.
Zëdhënësi i komunës së Tetovës në konferencën e sotme për shtyp, kërkoi nga organizatorët e turneut që për realizimin e këtij manifestimi, të shfrytëzojnë njërën nga sallat e sportit të qytetit.
“Nga data 16 korrik deri më 4 gusht komuna e Tetovës në sheshin Iliria ka paraparë një sërë aktivitetesh në kuadër të Verës Tetovare kemi edhe disa kërkesa për të shfrytëzuar sheshin nga klube të ndryshme por të gjitha janë refuzuar me të vetmin qëllim. gjatë kësaj periudhe deri sa organizohet vera Tetovare ne u bëjmë thirrje që të shfrytëzojnë ndonjërën nga sallat e shkollave të mesme për aktivitete e tyre”, u shpreh Albion Alili, zëdhënës i komunës së Tetovës.
Nata e Kampionëve në Tetovë realizohet që nga viti 2016, ndërsa kanë marrë pjesë boksierë me renome botërore. /Alsat.mk