Pas anulimit të seancës së kaluar, për shkak të mungesës së tij, ish drejtori i DSK, Sasho Mijallkov u paraqit sot në seancën gjyqësore për rastin “Titanik 2”. Në seancën e sotme kanë dëshmuar ish anëtarët e KSHZ-së, Boris Kondarko, Violeta Duma, Subhi Jakupi dhe Vasil Krstev.
Për lëndën “Titanik 2”, Mijallkov ishte dënuar me 3 vite burg. Sipas aktakuzës, Mijallkov nëpërmjet liderit të PDSH-së, Menduh Thaçi, që ky i fundit t’i kërkojë bashkëpartiakut Bedredin Ibraimi, anëtar në KSHZ, që të votojë për shkatërrimin e një vendvotimi në Strumicë.
Lënda është në rigjykim, Gjykata e Apelit shfuqizoi aktgjykimin e shkallës së parë, sipas të cilit, Mijallkov u dënua me tre vite burg. Dënime me burg morën edhe lideri i PSDH-së Menduh Thaçi, si dhe ish anëtarët e KSHZ-së, për marrëveshje se si të votojnë për ankesat e VMRO – DPMNE-së në zgjedhjet lokale në Strumicë në vitin 2013. Ato akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ndërsa Mijallkov akuzohet për marrjen e shpërblimin për ndikim në mënyrë të paligjshme.
Shefi i Prokurorisë Publike, Gavril Bubevski, i cili përfaqëson aktakuzën për këtë lëndë, konfirmoi se, vepra e Mijallkovit vjetërsohet për katër muaj.
Kujtojmë se, javë më parë, Gjykata e Apelit shfuqizoi edhe aktgjykimin e shkallës së parë për rastin “Target Fortesa”, ku Mijallkov ishte i dënuar me 12 vite burg. Pas reagimeve të shumta në opinion, Apeli doli me sqarim se aktgjykimi shfuqizohet, për shkak se është i paqartë dhe i pakuptueshëm. /KlanMacedonia/