Rekomandimi është se duhet të kalojnë gjashtë muaj nga doza e dytë , të fillojë vaksinimi me dozën e tretë – dozë përforcuese. Tashmë zyrtarisht është rekomanduar doza përforcuese për pacientët imuno-komprometues. Rekomandimet zyrtare ende i presim për të gjithë qytetarët, deklaroi në konferencën e sotme për shtyp ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.
Së pari janë analizat dhe studimet, theksoi Filipçe, është kompania “Fajzer”, me të cilën kanë pasur takim dhe u kanë treguar se është e madhe mundësia, se ata do të rekomandojnë dozë të tretë, gjegjësisht buster dozë për të gjithë qytetarët, pas gjashtë muajve të zbatimit të rivaksinimit.
“Komiteti ynë për imunizim i pret, pikërisht rekomandimet zyrtare që edhe ne atë pjesë, gjithashtu, e rekomandojmë. Tashmë zyrtarisht është rekomanduar buster doza për pacientët imuno-komprometues, ata të cilët janë në dializë kronike, megjithatë duhet të kalojë periudhë kohore prej gjashtë muajve. Njerëzit mund të paraqiten”, deklaroi Filipçe.
I pyetur nëse pacientët me dializë kronike duhet të vaksinohen me vaksinën e njëjtë, Filipçe, theksoi se vetëm, e cila tregon në atë se nevojitet buster dozë dhe se nuk bëhet dallim, cila është vaksina e parë është kompani “Fajzer”.
“Kjo do të thotë se kjo vaksinë mund të përdoret, si vaksinë përforcuese, pa dallim cilat janë dy vaksinat e para të marra”, deklaroi Filipçe.
Ndër të tjera Filpiçe foli edhe për kujdesin shëndetësor ndaj pacienteve që vuajn nga sëmundje të tjera dhe se të njejtët nuk kanë mbetur pa marrë trajtimin e nevojshëm edhe pse fokusi i sistemit shëndetësor është tek pacientët me Kovid-19.
Askush nuk ka mbetur pa kujdes mjekësor. Për parandalimin që po zhvillohet te mjekët amë nuk ka ndryshuar asgjë, megjithatë te specialistët dhe kontrollet specialiste në të gjitha spitalet në këtë moment, ku trajtohen pacientë me kovid, nuk janë ndërprerë kontrollet tjera, deklaroi në konferencën e sotme për shtyp ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Lidhur me presionin ndaj kapaciteteve tjera spitalore në valën e katërt, Filipçe tha se edhe krahas asaj se japin kuadro në kovid qendrat, puna e klinikave tjera nuk është ndërprerë.
“Në Qendrën klinike të klinikave interne edhe krahas asaj se janë përfshirë repartet me kovid pacientë për Neurologji, një pjesë për vesh, hundë dhe fyt dhe për dermatologji, klinikat tjera janë bërë zona të gjelbra dhe vend ku lëvizin mjekët për kontrollet e zakonshme, ashtu që në klinikat tjera puna edhe krahas asaj se japin kuadro në kovid qendrat, nuk është ndërprerë”, deklaroi Filipçe.
Do të thotë, tha Filipçe, tërësisht me kapacitet të plotë punojnë ambulancat edhe në gastro, edhe në pulmologji, në tërë Klinikën interne.