Gjatë mesnatës së mbrëmshme në vendkalimin kufitar “Bllacë”, gjatë kontrollit të pasaportave ishte paraqitur veturë e tipit “Landrover”, me targa nga Shkupi, e cila drejtohej nga N.A (50) nga lagjja Hasanbeg-Shkup. Pas kontrollit të kryer, ishte konstatuar se personi frekuenton në listën e personave me masë “Apsi”, shkruan Almakos.
Zyrtarë të policisë kishin urdhëruar personin që të parkonte veturën, por I njëjti me shpejtësi të madhe ishte nisur drejtë Shkupit pa iu nënshtruar fare kontrollit doganor. Pastaj, I njëjti I shkaktoi dëme edhe pengesës rrugore. Kurse dokumentet e veturës dhe ato personale I kishin mbetur tek zyrtari i policisë.
Më ora 02:10 në afërsi të malit dhe varrezave në vendin e quajtur “Vrazhji Vir”, ishte gjetur e parkuar vetura të cilin drejtonte N.A . Tani për tani janë duke u marrë masa për gjetjen e personit dhe zbardhjen e plotë të rastit.
Almakos.com
M.I