Deri në fund të vitit 2020 pritet të jetë gati rruga drejt vendkalimit kufitar “Klepallë” mes Bullgarisë dhe Maqedonisë, paralajmëroi mbrëmë ministri bullgar për zhvillim rajonal dhe punë publike Nikollaj Nankov.
“Nga anën e Maqedonisë segmenti rrugor është gati, por ka nevojë për riparim me çka janë marrë masa”, ka thënë Nankov duke shfaqur shpresë se deri në fund të vitit 2020 apo fillim të 2021 të hapet vendkalim i ri i katërt me Maqedoninë.