Gjykata e Posaçme merr vendimin për kërkesën e ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, i cili pretendonte pezullimin e vendimit të dënimit me 2 vite burgim dhe rikthimin në qeli për ta vuajtur penalitetin për dosjen e dytë të SPAK, pak pas mbarimit të dënimit të parë në lidhje me tjetërsimin e pronave.
Ditën e sotme, GJKKO ka vendosur ta rrëzojë kërkesën e Goros dhe avokatit të tij dhe të lërë aktive vendimin dhe kërkesën e SPAK, që kërkon rikthimin në qeli.
“Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Etleva Deda, bazuar në nenin 476 të K.Pr.Penale, me vendimin nr. 258, datë 05.05.2026, vendosi: Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit, të dënuarit Jorgo Goro, me objekt: “Shtyrjen e ekzekutimit të Vendimit nr. 53, datë 30.07.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, si të pambështetur në prova dhe ligj”, thuhet në vendimin e GJKKO-së mes të tjerash.
Para se ky vendim të ekzekutohet, pritet që Goro ta apelojë në shkallën e dytë t1% GJKKO-së.
SPAK ka kërkuar rikthimin në burg të Jorgo Goros në muajin mars të këtij viti dhe po atë kohë Goro e ka ankimuar në GJKKO. Kjo pasi Apeli i Posacëm konfirmoi dënimin me 2 vite burg.
Prokuroria thotë se Jorgo Goros nga përllogaritjet i kanë mbetur edhe 6 muaj e 10 ditë burg për të vuajtur. Jorgo Goro u lirua më 29 gusht të vitit që lamë pas 2025.
Më 25 Mars të këtij viti Gjykata e Apelit, la në fuqi në fuqi dënimin me dy vite burg për Jorgo Goron, lidhur me dosjen e tjetërsimit të një prone në zonën e Livadhës.
Me 30 korrik 2025, Jorgo Goro u dënua me 2 vite burg, për shpërdorim detyre të kryer më shumë se një herë dhe në bashkëpunim. Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi iu ul në 1 vit e 4 muaj heqje lirie. Çështja u apelua.
Gjithashtu, Goro është dënuar me 5 vite ndalim për të mbajtur funksione publike, si dhe i është sekuestruar një apartament.
Ish-kryebashku socialist i Himarës Goro u kallëzua nga Fredi Beleri me pretendimin se i ka dhuruar në vitin 2016 pasuesit të tij të komanduar në krye të Bashkisë, Arqile Bollanos 4263 metra sipërfaqe toke.
Goro fillimisht u arrestuar për një çështje tjetër si pjesë e një skeme tjetërsimi pronash në bregdet nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara, përmes miratimit të kalimit të një toke shtet në pronësi fundore të Artan Gaçit, bashkëshorti i deputetes Olta Xhaçka, i shpallur investitor strategjik nga qeveria “Rama”. Për këtë çështje, Goro u deklarua fajtor dhe u dënua më 13 mars me 2 vjet e 20 ditë burg.
Vendimi i GJKKO-së:
“Kërkuesi Jorgo Goro me datë 31.03.2026 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Pezullimin e ekzekutimit të Vendimit nr. 53, datë 30.07.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.
- Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Etleva Deda, bazuar në nenin 476 të K.Pr.Penale, me vendimin nr. 258, datë 05.05.2026, vendosi:
- Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit, të dënuarit Jorgo Goro, me objekt: “Shtyrjen e ekzekutimit të Vendimit nr. 53, datë 30.07.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, si të pambështetur në prova dhe ligj.
- Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen kërkuesit.
- Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda afatit ligjor në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.


